Lexoni edhe:
Pas debaklit të madh në zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike duhet të futen në “operacion”, duhet të shërohen
Shkruan: Hajrullah Tërnava
Me këto zgjedhje që i patëm së fundi, skena politike kosovare ka filluar të pastrohet nga ata politikaj e mafio-oligarke zhvatës , dhe besoj që në të ardhmen politikanët e përlyer në krime të ndryshme, nuk do të kenë perspektive të gjenden në politikë, aq më pak në pozita të larta si deri me tani, sepse koha po ndryshon, dhe politikanët kosovare duhen të jenë në hap me kohen dhe të angazhohen për të mirën e qytetarëve të tyre, e jo si deri më tani që në rend të parë bënin çmos për përfitimet e tyre deri edhe kriminale. Ata rastësisht qëndruan gjatë në politikë dhe nga skamnorët janë bërë multi milionera. Koha e matrapazëve të tillë ka kaluar, dhe askujt më nuk do t’i shkon aq gjatë “kungulli” mbi ujë.
-Karriera politike e Begjet Pacollit deri me tani mund të llogaritet si e suksesshme që nga çlirimi e deri me tani, sepse ishin kohëra të atilla të mjegullta që ai i ka shfrytëzuar për të notuar politikisht, dhe për ta shfrytëzuar politiken për interesin e biznesit të tij. Ndryshe me kalimin e kohës gjithçka u zbulua dhe nuk mbeti në harresë, u bë e njohur. Po e analizuam të kaluarën e tij edhe të periudhës Jugosllave, dhe roleve të cilat i ka luajtur në të kaluarën, e sidomos në disa kohëra tepër të ndjeshme ku është ballafaquar me ndodhi jo të lavdërueshme për të, sikur për shumë raste që i përmenden e të ndjeshme kombëtare për të kaluarën e tij, e në disfavor kombëtar, është tepër për tu habitur se si arriti ky njeri të gjendet dhe të qëndron në disa momente, edhe në hierarkinë më të lartë të politikave kosovare, qoftë si deputet apo edhe si njeriu numër dy në krye të shtetit, madje ishte pretendent i zgjedhur për pak kohë edhe si kryetar shteti.
Tani po e kemi të qartë se pas lufte kemi edhe shume të tillë “rraha gjoksa” që arritën ta mashtrojnë popullin se kanë bërë shumë për çlirimin e Kosovës, dhe me ato veprime arritën të pasurohen së tepërmi, e të cilët tani gjinden në burgje të Hagës, prandaj edhe për Begjetin mundë të merret si kohe e tillë e ndodhive të tilla sikur e thëna se “ujku donë mjegull” apo edhe tjetra si “vakti e han kashtën” prandaj edhe kërkesa e mafio-Oligarkut, pro rusit Behgjet Pacolli, për rinumërim të tërësishëm të votave në nivel vendi, kinse për shkak se i janë vjedhur votat, është e kuptueshme sepse tani kur po dalin faktet se asnjë nga kandidimet e deputetëve të AKR-së nuk i ka fituar votat për të hyrë në parlament, e sidomos edhe vet Begjeti, kjo e bënë atë të çmendet, edhe pse është absurdi më i madh i një lakmitari te semure për pushtetin e tij kriminal që tani po e humb përgjithmonë.
Pacolli tani më është një humbës total i zgjedhjeve, kurse kërkesa e tij për rinumërim është edhe një dëshmi për humbjen e durimit te tij prej te inkriminuari , është kërkesë shumë neveritëse dhe e gerditshme e cila e zbulon fuqishëm edhe lidhjen e tij te ngusht e ne ortakeri kriminale me mafio- politikën dhe me krimin e organizuar ekonomik te nentokes kriminale ne Prishtine e Kosove, çfarë është vetë mafiozi Behgjet Pacolli me bashkë-ortakët e tij, i cili nuk e ka as një autobus votuesish, por dëshiron me çdo kusht dhe kriminalisht të “fiton” ulëse në Kuvendin e Kosovës, dhe më pastaj të imponohet në vendimmarrje, duke u bërë pjesë e ndonjë dikasteri ministror për të zhvatur me përfitimet e tij personale e biznesore, sikur ka vepruar në të kaluarën për rreth 12 vite.
Pacolli nuk kishte fuqi politike që të garon i vetëm në zgjedhje dhe u detyrua të futet në listën e LDK-së, gjë që për ketë gabim LDK-ja edhe mundë të ketë paguar çmimin duke thelluar humbjen e votave nga ky njeri i degraduar dhe tanime edhe i urryer nga populli qe voton. Sido qoftë kjo do të jetë përpjekje e fundit e Pacollit në politike, që do të mbaron me një përfundim zhgënjyes në karrierën e tij kriminale ne Kosove , teper të gjatë dhe prej mafio oligarkut të krimo-politikes, pasi që ai më nuk do ta ketë atë fuqinë e ndikimit dhe te bllokimit gjithnjë kriminal e pa ligj që e kishte përdore për shumë vite ne pushtetin e tij kriminal!!!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".