Lexoni edhe:
Dënimet me kusht për krim e korrupsion të papranueshëm nga BE-ja, ky gjyqësor i ndikuar nga krimo politika po e bllokon edhe liberalizimin e vizave
Shkruan: Muhamet Kelmendi
Për 8 vjet ishte Isa Mustafa kryetar komune. Fare komuna e Prishtinës nuk eci. Ishte edhe kryeministër. As aty nuk tregoi pune. Vetëm vjedhje dhe korrupsion patëm. Edhe Pacolli ishte për 12 vjet në pushtet. Ishte zëvendëskryeministër, ministër i jashtëm, deri edhe President. Por as nga ky nuk kemi fare ecje pozitive. Përkundrazi. Vendi e pësoj edhe më keq. Të gjitha këto bënë që këta dy njerëz të largohen nga masat popullore me vota. Kjo ishte e pritur. Këta duhet të ikin dhe tua lëshojnë vendin forcave të reja. Asnjë ankesë e z. Pacolli për vjedhje të votave nuk e shpëton nga ky përfundim i turpshëm. Në politikë thuhet: "Falë një fatkeqësie erdhi në pushtet"! Kjo nuk ekziston më. Koha e tyre ka përfunduar.
-Është gjë më se normale që politikanët e kalibrit të Pacollit, nëse jo shpejt, por me kohë të humbin dhe të vihen në harresë. Z. Pacolli është një njeri që në fakt nuk duhet fare të ketë vota në skenën politike të Kosovës. Mirëpo si Pacolli, ashtu edhe Mustafa, arritën që për një kohë mjaftë të gjatë, kryesisht duke i falënderuar partitë politike, si LDK, PDK dhe AAK, NISMA dhe Isa Mustafa edhe më së shumti LDK, që të jetojnë dhe kenë ndikim në pushtetin e Kosovës tash e 15 vjet marr së bashku me kohën e kryetarit të komunës së Prishtinës. Këta dy njerëz pasi që i shfrytëzuan subjektet e veta dhe partitë politike, kryesisht PDK dhe LDK, u bënë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe e morën bashkërisht përgjigjen e pritur. Këta duhet të shkojnë. As Mustafa dhe as Pacolli nuk i vyejnë Kosovës. Kurdo herë ata dhe kudo ku kanë qenë vetëm dëme i sjellën vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".