![](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/23/200x200_pacolli-mustafa1614063045.jpg)
Lexoni edhe:
Koha e të zhyturve në krim e korrupsion, e të dështuarve në politikë Behgjet Pacollit dhe Isa Mustafës ka perënduar, i ka ndëshkuar populli me votën e 14 shkurtit
Shkruan: Blerim Burjani
Tash e keqja është se partitë politike shqiptare nuk po e gjejnë rrugën e bashkëpunimit ndërmjet vete. VV po refuzon të bashkëpunon me të tjerët andaj tash i ka në dispozicion vetëm minoritetet që i sheh si partner qeverisës. Tash kjo se sa është e pjekur si politik edhe si projekt nuk dihet por mbetet të shihet. Një fakt që po shihet në bazë të rezultatit të deritashëm është se Lista serbe e ka arritur qëllimin e manipulimit të votave edhe tek komuniteti rom.
-Për skenarin e përgatitjes së nja manipulimi me zgjedhjet e 14 shkurtit nga Lista serbe, ka kohë që është alarmuar dhe është folur, por askush nuk ka vepruar. Kjo çështje është duke u folur dhe përfolur akoma. Ideja Listës serbe me këto manipulime me minoritetet tjera është për të arrite qëllimin që të merr më shumë deputet në listën proporcionale. Dalje më e madhe ju mundëson minoriteteve të marrin më shumë vende në kuvend, përveç atyre të rezervuara.
Pra kjo është e tëra ajo që ka ndodhur dhe po pritet të vërtetohet. Votat e fituara nga subjekti politik Romani Iniciativa janë në s’përputhje të plotë me shtrirjen demografike të komunitetit rom në Kosovë, dhe si të tilla të evidentuara e të numëruara e cenojnë përfaqësimin e drejtë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kuvend sepse mbi 70% të votave të fituara nga Romani Iniciativa janë në komunat me shumicë serbe, ku në fakt jetojnë vetëm 10% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të komunitetit rom. Faktet flasin shumë për dyshimet e manipulimit pasi që vetëm në Graçanicë, Romani Iniciativa ka fituar 1,620 vota, apo gati dyfish më shumë se numri i përgjithshëm i qytetarëve rom që jetojnë në atë komunë. Pra, në këtë komunë, Romani Iniciativa ka fituar gati gjysmën e votave të përgjithshme, të cilat në dukje të parë, janë mbetje krahasuar me votat që Lista Serbe ka pasur në zgjedhjet e vitit 2019, duke ia shtuar edhe votat subjektit politik të Ardiana Hodzicit.
Dyshimi për manipulim të votave të minoriteteve të tjera nga Lista serbë ka eshë në komunat tjera ku ka popullatë shumicë serbe si në Kamenicë, Novobërdë, Vushtrri, Ranillug, Partesh dhe Kllokot, e Romani Iniciativa ka fituar vota më shumë sesa që ka banorë rom të deklaruar, e madje në disa prej tyre ka fituar vota, ndonëse atje nuk ka asnjë banor të deklaruar nga komuniteti rom. Kjo çështje duhet të merret seriozisht, të hetohet dhe të vërtetohet, dhe të ndërmerren masat sipas ligjit
Kjo është pasojë edhe e trashëgimisë së kaluar të administrimit nga OKB. Faktorizimi i listës serbe dhe minoriteteve në themelimin e qeverisë së re, pra kjo është e ditur dhe për këtë arsye kjo çështje është lënë si mundësi që nga koha e UNMIK-ut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".