Lexoni edhe:
Ku janë strukur udhëheqësit e shtetit tonë që heshtin për krimet serbe të luftës e shtirren si pacienti në spital para vdekjes
Shkruan: Blerim Burjani
Presioni ndërkombëtar, që ka filluar këto ditë ndaj subjekteve politike të posa dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, akoma pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve, ka të bëjë kryesisht për ri fillimin e dialogut Kosovë Serbi, duke pasur parasysh stagnimin me vjet të këtij dialogu pa zgjidhje. Kjo gjendje ka bërë që ambasadat të kërkojnë dhe ndikojnë përshpejtim të procesit për themelimin e institucioneve dhe për fillim pa vonesë të dialogut me qëllim të arritjes së një zgjidhje me Serbinë.
-Interesimi i faktorit ndërkombëtar, për ti bërë institucionet dhe filluar dialogun vjen për faktin se paqja rajonale dhe ndërkombëtare para së gjithash është prioritet i tyre po sikur edhe orientimi perëndimor i shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pra kështu kuptohen apo mundë të interpretohen gjërat që po ndodhin. Kosova ka probleme me veten e vetë , e kjo po ju kushton qytetarëve për shkak të një lidership të dobët e të pa shkolluar si duhet.
Tash njeriu i pa edukuar mirë vështirë bindet për secilin problem për shkak të mos njohurive dhe frikës, përderisa njerëzit e edukuar mirë dhe politikisht e me përvojë, më lehtë e dinë orientimin dhe më lehtë e caktojnë drejtimin kah të shkojnë dhe nuk frikësohen pasi që e kanë bërë kalkulimin politik mirë. Pra mos besimi është te i padijshmi , te i dijshmi kjo duket normale, dhe ka kuptim dhe ka arsye dhe nuk ka nevojë për të bërë panik dhe për të frenuar edhe kur s’duhet. Pra shteti i ynë qe 21 vjet ka probleme me një klasë politike të padijshme që ka shkaktuar probleme të mëdha nga një mos dije kolektive. Shkolla e fakultete ka tepër por nuk ka të edukuar mirë. Letra e diploma sa të duash por pa dije, Pra këto gjëra i kanë kushtuar shtetit tonë dhe po i kushtojnë , Kosova ka një klasë të dobët politike jo mirë të edukuar dhe jo të balancuar emocionalisht, kjo politikë ka krijuar përplot anarki, konfuzitet , pasiguri ekonomike dhe emocionale dhe kjo ka sjellë euforinë e parë më 14 shkurt . Pra edukimi ka rëndësi të madhe. Edukimi politik dhe edukimi shkollor që po mungon.
Nuk është krejtësisht saktë kur një njeriu për herë të parë bëhet kryeministër dhe ishte i pa punë tërë jetën e vetë. Ne kemi pasur lider politik që kurrë të punësuar nuk kanë qenë, sikur që kemi edhe sot. Ka vota por s’ka dije ose është autodidakt që ka mësuar vetë në mungesë të një edukimi shkollorë të zakonshëm. Pra ne kemi problem me vetëdijen individuale të liderëve të pa shkolluar si duhet dhe që kanë krijuar një masë të madhe të lartë të njerëzve të padijshëm që tash është elektorat me vite të tëra.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".