Lexoni edhe:
Dosja e krimeve të luftës në Kosovë nga ana e Serbisë, skenari i fundit rezervë në pritje i Bashkësisë Ndërkombëtare
Shkruan: Hajrullah Tërnava
Në rezolutën e fundit të parlamentit Evropian për Kosovën, të miratuar para tre ditësh thuhet qartë se Parlamenti Evropian shprehë shqetësim serioz për shuarjen e Task Forcës për luftë kundër korrupsionit brenda Policisë së Kosovës. Prandaj kjo amnisti e përligjur e korrupsionit nga Qeveria Hoti në ikje, do të jetë edhe një barrierë tjetër serioze sa i përket shpresës dhe pritjes për liberalizimin e vizave, pasi që shtetet kundërshtare të heqjes së vizave për Kosovarët, mungesën e sundimit efikas të ligjit po e shohin shtyllën më të dobët të shtetit.
-BE-ja gjithnjë deri më tani ka vërejtje në mos luftimin e krimit nga ana e institucioneve të Kosovës, prandaj edhe si nga çdo qeverisje e deritashme, edhe nga kjo e fundit kanë kërkuar që të luftohet krimi në përgjithësi, si kusht kryesor që Kosovës ti lejohet Liberalizimi i Vizave. Mirëpo edhe Qeveria Hoti ka dështuar në këtë kërkesë fondamentale sepse veproi shumë keq, në të kundërtën, nuk ndërmori atë që kërkohej dhe pritej nga njohësit e luftimit të krimit si në vend dhe nga BE. Skandali i madh ndodhi kur u shua dhe u shpall si anti kushtetuese funksionimi i Task Forcës, e cila kishte grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për krim të organizuar, e që ishin të përfshirë funksionar të lartë të shumë partive e sidomos të LDK-së që ishin në funksione të larta, dhe sikur të shkohej deri në fund të këtij luftimi të kriminalitetit të tillë, ky fakt do i shërbente BE që të thirret në arsyen e fortë që edhe Kosovës ti lejohet pa vonesë liberalizimi i vizave, sepse ishte në pyetje luftimi i krimit të “ peshqve të mëdhenjtë” ajo që po e kërkon BE.
Qeverisa Hoti mashtroi qytetarët e Kosovës dhe Bashkimin Evropian prandaj më në fund edhe tani Bashkimi Evropian ia hoqi maskën Qeverisë së kundërligjshme në ikje të Avdullah Hotit, për krekosjen dhe zotimin e luftimit të krimit e korrupsionit, duke e kritikuar ashpër për pengesat që i ka bërë pikërisht në këtë drejtim me atë ndërhyrjen skandaloze me rastin e shuarjes së Task Forcës anti- korrupsion brenda policisë së Kosovës, institucion ky i cili ishte ndërtuar me investim të madh profesional të BE-së, por që Kryeministri Hoti e arsyetonte si anti kushtetues. Për këtë hap u deklarua së fundi parlamenti Evropian duke e ndëshkuar kryeministrin Hoti dhe kabinetin e tij qeveritar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".