Lexoni edhe:
E thotë eksperti i së drejtës: Me spektakle të porositura nga krimo-politika nuk luftohet krimi e korrupsioni 20 vjeçar!
Shkruan: Prof. Muhamet Kelmendi
Tashme po dihet se në komunën e Prishtinës ka vështirësi të ndryshme, dhe që edhe ky pushtet i Shpend Ahmetit, sikurse ai i Isa Mustafës, jane te kapur nga “nentoka e ndertimit...” dhe kanë dështuar në drejtim të zgjidhjes së çështjeve ligjore e jetësore per te gjithe qytetaret e ndershem. Pse dhe si? Ka mendime dhe konstatime të ndryshme. Ato shkojnë kinse nga mosdija e mosnjohja deri te kriminaliteti i organizuar në komunën e Prishtines dhe eshte i pashembullt ne regjion!
Fillimisht duhet të kërkohet nga organet që kompetente që ta luftojnë krimin e organizuar në Prishtinë , të merren me të gjitha pushtetet dhe në të dy nivelet : në Komunë, dhe në ministritë pwrkatëse. Këtu kryesisht krimi po vjen nga veriu i vendit, nga atje ku i tërë kriminaliteti në çdo fushë po vjen nga Serbia dhe jo rastësisht . Prapa nuk duhet lënë as institucionet dhe Shoqëritë private ku kemi një kriminalitet të tmerrshëm dhe shumë mirë të organizuar dhe (ndoshta) edhe të mbuluar kriminalisht me ligj. Them kështu për shumë firma tregtare e ndërmjetësuese, për kolegjet e ndryshme dhe shkollat e ndërtuara si kërpudha në vend. I thash këto për të ardhur te Prishtina. Këtu është një keqpërdorim i madh si askund tjetër.
Ka mjete në terren dhe interesimet janë të mëdha . Këtej ka vend për shumë keqpërdorime dhe shkelje masive të ligjeve. Konkretisht, kjo i detyron organet e zbatimit të ligjit sic janë Prokuroria Speciale (PSRK) dhe Policia për të rishqyrtuar e rivleresuar lejet e ndërtimit, tenderët e dhënë dhe investimet e bëra dhe burimin e mjeteve financiare ngase rreth 1 milion metra katrore ndertohen per cdo vit. Po marr vetëm një shembull që me ka rënë në sy. Fushë Kosova ka tash e 20 vjet që në mes të rrugës Fushe Kosove - Prishtine dhe anash futen kunja dhe hunj kinse për gjelbërim. Natyrisht se këtu ka keqpërdorim. Është marri e kësaj komune me ata hunj që i futë për të vjedhur. Edhe më e rëndë është gjendja në Prishtinë.
Tash e 20 vite futen hunj nëpër vendet e ndryshme të Prishtinës. Vit pas viti. E nuk është arritur që të kemi as edhe një pemë të rritur. Çdo gjë është e një viti. Hiqen, treten. Thahen dhe vendosen hujtë tjerë. Nuk po flas këtu për lejet e ndërtimit në Fushën e Kosovës dhe në Prishtinë shtëpi mbi shtëpi. Pa rruge dhe trotuare. Nuk kemi asnjë gjelbërim. Ose rrugët që riparohen a ndërtohen. Ato shkatërrohen pas një viti. Tamam si me qenë rrugë 10 apo 20 vjeçare. Këto janë dyshime te mjaftueshme për të hapur hetimet shume serioze. Nuk di pse nuk vepron prokuroria!Nga kush ajo po pengohet e bllokohet, ngase ajo tani po ben avokatinë dhe mbrojtjen e korrupsionit dhe krimit te organizuar .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".