Lexoni edhe:
Ringjallja e LDK-së së përmbysur nga politika staliniste e Isa Mustafës, mision me plotë të panjohura për kryetarin e ri Lumir Abdixhiku!
Shkruan: Dr. Hysni Aliu
-Lutjet e popullit shqiptarë kudo që janë anë e mbanë botës, për rrënimin e tërësishëm të robëruesve janë dita ditës duke u realizuar. Vuçiqit po i shkëputen degët në Kosove një nga një, dhe vendi ynë ka filluar të merr frymë më lirshëm. Tanimë, qeveria e re do të formohet pa ndihmën e Ises, dhe pa kushtëzimet e Vuçiqit. Ashtu siç kam ëndërruar, Isa, tanimë u shua nga skena politike, tani kemi një robërues më pak. U shua komunisti i fundit dhe LDK ndoshta po fillon të merr fryme lirshëm!
Dhelpra dinake po tenton ta shantazhon fituesin e zgjedhjeve nëpërmes pozitës së Presidentit, në mënyrë që nga ajo pozitë të ketë mundësinë e mbrojtjes së identitetit të vet robërues!
10 pikat e z.Hoxhaj, janë dëshmia më e mirë se këta njerëz po i mbrojnë edhe më tutje interesat e Vuçiqit në Kosovë. Ata që din ti lexojnë mirë këto mesazhe politike, e kuptojnë mirë, që këto 10 pika të PDK së në realitet janë pika të Listës Serbe dhe Vuçiqit , e që në realitet, nëpërmes tyre po kërkohet përgjigje se a do t’i përmbahen z. Kurti e zonja Osmani politikës së ish presidentit Thaçi dhe Vuçiqit, apo do ta bëjnë të kundërtën. Nëse e bëjnë të kundërtën, atëherë, PDK dhe Lista Srpska e Vuçiqit, me ata që na robëruan për 20 vite, nuk do ta përkrahin zonjën Osmani për presidente dhe do janë opozite destruktive në parlament, pra do të bëjnë çdo gjë që munden kunder shtetit te ri ligjor !
Nëse këto 10 pika, do të kishin kuptim tjetër, atëherë, letra e Hoxhajt do të duhej të fillonte shume me ndryshe, pra duke thënë :
Ne partia demokratike dhe unë si kryetar i ri i saj, ndjehemi fajtore për çdo gjë që ish-presidenti Thaçi ka bërë dhe ka nënshkruar në marrëveshjet e Brukselit, sepse ato kanë qenë të dirigjuara nga Vuçiqi, dhe si rrjedhojë edhe kundërkushtetuese, dhe shkatërruese për shtetin tonë, andaj ne si PDK, deklarojmë publikisht që jemi penduar rëndë nga veprimet dhe mosveprimet tona, si rrjedhojë edhe pse me vonesë, po deklarojmë se, që nga sot do ju kthehemi shtetformimit dhe do shkëpusim lidhjet me krimo-politiken e Beogradit.
Në këtë aspekt, kërkojmë edhe nga ju VV dhe lista Vjosa, që së bashku me ne ta vazhdojme, këtë betejë për zhbërjen e të keqes se gjertanishme të cilen ne e instaluam në vendin tonë, dhe fatkeqësisht juve po ju bije barra për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Bashkë do ecim përpara!
Ju përgëzojmë për largpamësinë tuaj, dhe ju kërkojmë falje që ju detyruam të sakrifikoni edhe jetët për të kundërshtuar e shpetuar nga e keqja vendin tonë. Është e dhimbshme që paraja, pushteti, dhe të qenurit i shantazhuar po ta humbte edhe dinjitetin e krenarinë prej njeriu, ngase ajo na ndodhi neve andaj po e themi nga përvoja e hidhuyr! I kërkojmë falje edhe popullit të Kosovës që dhunuam ëndrrën e tyre për një shtet demokratik e ligjor dhe të integruar në BE. Kërkojmë falje që ne si PDK ju gënjyem e mashtruam me dekada, ju premtuam çdo gjë, ndërsa nuk ju dhamë ama pothuajse asgjë, përveç dështimit, korrupsionit, listave të veteranëve, zbrazjes së vendit nga të rinjtë etj. etj.
Na falni ju z. Kurti dhe ju zonja Osmani, që nuk i dëgjuam këshillat e juaja për demarkacionin me Malin e Zi, na falni për dhunën psikologjike gjatë tendencës se ish-presidentit Thaçi për ndarjen e Kosovës, na falni ju populli i Kosovës që me dhunë zgjodhëm per ju presidentin Thaçi pas shantazheve e benefiteve që ju bëmë deputetëve të Kosovës, na falni që formuam, qeveritë e korruptuara që kurrë nuk përfaqësuan vullnetin tuaj, na falni që në pike epidemie rrezuam qeverinë e parë Kurti, që ishte shpresa e popullit në atë kohë, na falni edhe për Gjykatën Speciale, dhe njollosjen e vendit tonë, na falni që gropën që ua hapëm të tjerëve dhe ramë vetë në të, edhe kjo pa vetëdije. Kemi edhe shumë gjëra për të kërkuar falje, por ju lutemi keni mirëkuptimin e meshiren ndaj nesh. E juaja PDK dhe i juaji z. Enver Hoxhaj, ekspert me notën 10!!!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".