Lexoni edhe:
Ringjallja e LDK-së së përmbysur nga politika staliniste e Isa Mustafës, mision me plotë të panjohura për kryetarin e ri Lumir Abdixhiku!
Shkruan: ANALIST - Nexhmedin Spahiu
Sipas analistit politik, Nexhmedin Spahiu, doktor shkence dhe profesor universitar, ndryshimet e fundit në LDK, në kupolën drejtuese janë shumë pozitive, por pak sa të vonuara, Këto ndryshime është dashur të ndodhin në Kuvendin e kaluar zgjedhor sepse për kryetarin e ri tani dalin detyra të shpejta dhe urgjente që do ta sfidojnë për të përgatitur partinë që të del fituese, me rezultat pozitiv në zgjedhjet komunale në vjeshtë.
-Sikur Lumiri ta merrte LDK-në në Kuvendin paraprak, para zgjedhjeve të vitit 2019, sot mundë të ishte kryeministër i vendit dhe LDK partia më e madhe në vend. Tani gjasa që ta rikuperoj LDK-në janë të vogla. Së pari, njerëzit e ri nuk vijnë në LDK derisa aty janë akoma strukturat e vjetra.
Nëse Lumiri i largon strukturat e vjetra, deri në Tetor nuk ka kohë të mjaftueshme për aderime të reja dhe kësisoj rezultatet e LDK-së në zgjedhjet lokale në vjeshtën 2021 do të jenë edhe më keq se në zgjedhjet kombëtare. Nëse kjo ndodhë kjo do të jetë dezorientuese e dekurajuese për të dhe aderuesit potencial.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".