Lexoni edhe:
Po vjen Pranverë e nxehtë e Gjykatës Speciale, kjo është lista e atyre që do të arrestohen në dy muajt e ardhshëm
Shkruan: ANALIST-Faik Krasniqi
Analisti politik Faik Krasniqi, e konsideron ndryshim të madh në skenën politik, humbjen në zgjedhje të ish partive politike me lider të përjetshëm, dhe fitoren e frymës së re reformatore të VETËVENDOSE-s me Albin Kurtin dhe Listën e Vjosa Osmanit. Jetëgjatësia e tyre në politike përcaktohet nga mënyra se si ata do të qeverisin me vendin.
-Çdo fillim ka edhe një fund. Jo vetëm në politike por në çdo gjë. Por politikanët shqiptarë pavarësisht se e kanë degraduar vendin, prapë se prapë duan të jenë gjatë në politikë. Shumë prej tyre janë aq të pa ngopur sa që duan të vdesin në politikë. Ndëshkimi i kastës së vjetër është dashur të ndodhë shumë më herët, dhe jo të lejohet të degradohet vendi, sepse pasojat e degradimit do t‘i vuajmë me dekada të tëra, edhe shumë gjenerata pas nesh. Sido qoftë më mirë vonë se kurrë, dhe epoka e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani filloi. Deshën apo nuk deshën ata që e degraduan këtë vend. Nëse punojnë mirë dhe drejtë dhe mbajnë premtimet e dhëna, atëherë do të jenë gjatë në pushtet!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".