![](/uploads/kosova-sot/images/2021/January/14/200x200_kuvendi-i-kosoves-i-zbrazet1610614919.jpg)
Lexoni edhe:
Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00, ky është rendi i ditës
Shkruan:ANALIST - Ragip Guraziu
Çka do bënë , apo si do vepron Kryeministri në ardhje Albin Kurti gjatë 100 ditkëshit të parë të punës, a do t’i përmbush me sukses këto 100 ditët, apo cili do të jetë rezultati, të gjithë qytetarët e Kosovës do ta presin me padurim dhe me kureshtje këtë fillim pune dhe realizim të tremujorit të parë. Ky do të jetë një test ku do të tregohet për sukseset e tij pozitive apo anët negative, për të pasur Akoma më shumë shpresa qytetarët e Kosovës dhe për të vazhduar t'i besuar kësaj Qeveri Kurti 2 e cila po pritet që një nga sfidat e pa anash kalueshme do ta ketë menaxhimin e gjatë të situatës me zhvillimet rreth Gjykatës Speciale.
-Pyetja më serioze për Qeverinë në ardhje, tani do të ishte kjo rreth sfidave që mundë të paraqiten lidhur me ballafaqimet e saj si institucion, por edhe me disponimin apo mos disponimin e opinionit publik, lidhur me shtimin e aktivitetit të veprimit nga Gjykata Speciale. Tash kemi edhe një arrestim të fundit jashtë Kosovë. Këtu me të drejtë shtrohet pyetja se a do të jetë ky një paralajmërimi për fillimin e fazës së re të arrestimeve nga Gjykata Speciale, që gjithsesi është një barrë seriozë dhe sfidë e ballafaqimit me ndikim sprovues pikërisht në fillimin 100 ditëshit të parë të punës së Qeverisë së re Kurti 2?. Spekulimet kanë filluar të shtohen së fundi lidhur me zgjimin e valës së arrestimeve të reja.
Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00, ky është rendi i ditësLexoni edhe:
Siç po aludohet nga njohës të këtyre zhvillimeve, ata veç kanë paralajmëruar se do të ndodhin shpejtë arrestime të reja nga kjo Gjykatë, madje thuhet se në mesin e tyre që do të arrestohen edhe emra deputetësh të sapo zgjedhur në zgjedhjet e fundit. Këto paralajmërime vijnë derisa një ditë më parë është arrestuar nga autoritetet e shtetit te Belgjikës Pjetër Shala, i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Nëse vazhdon një trend i valës së re të arrestimeve edhe në Kosovë, dilema paraqitet se me çfarë situate do të ballafaqohet ekzekutivi i ri ngase vala e re e arrestimeve që pritet të ndodhin, sipas paralajmërimeve, mundë të ndërlidhet me fillimin e procedurave të proceseve gjyqësore ndaj grupit të parë të të arrestuarve, figurave qendrore të kupolës së shumëpërfolur të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e Salih Mustafa.
Gjëja më negative që nuk i duhet Kosovës në këtë moment kritik, me institucione akoma të brishta në riformim e sipër, është rreziku nga protestat që mundë të organizohen si pretekst i kundërshtimit të arrestimeve të reja. Qeveria e re e Kosovës duhet menjëherë që ta bindi opinionin publik për qetësi dhe besim në drejtësinë profesionale e të pa varur, në luftën e drejtë të UÇK-s dhe në pritje të verdiktit të drejtë për të gjithë ata që janë të pa fajshëm. Pra që nga dita e parë e marrjes së mandatit, situata me të cilën po ballafaqohet vendi, na lë të kuptojmë se Qeveria Kurti 2 e koalicionit me listën e Vjosa Osmanit nuk do e ketë edhe aq lehtë, sepse e presin sfida të ndryshme. Jo vetëm Gjykata Speciale por edhe qytetarët presin shumë për përmirësimin e jetës së tyre sepse qytetari jua dha votën për ndryshime, e ndryshimet duam ti shohim që nga dita e parë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".