A ka mbet Podujeva një bashkësi lokale?!
Ismail Muçiqi
Shkruan:Ismail Muciqi
OPINION ME SHKAS I KOHES
Rajoni I Llapit gjatë historisë ka dëshmua gatishmërinë e burrave dhe trimave të cilët sahere që ka kërkuar nevoja i kanë dal Zot vendit. Komuna e Podujevës me 78 katunde me 80 mije banore përkah sipërfaqja Gjeografike sot është Komuna më e madhe në Kosovë. Podujeva kufizohet me 90 kilometra të vijës kufitare me Serbinë. Burrat e këtij vendi kanë qenë krenaria e popullit, gjithmonë të gatshëm që me pushkë në dorë ta mbrojnë vendin.
Kullat e Llapit dhe odat e burrave kanë qenë simbolikë dhe histori në veti në të cilat janë bërë shumë tubime dhe kuvende për çështjet e ndryshme kapitale për të mirën e vendit dhe të kombit. Burrat e Llapit ishin të veçantë nga pamja fizike nga fjala, besa nga mikpritja bukdhënja dhe gjithmonë të gatshëm për të ecur me kohën.
Gjeneratat e shekulli të kaluar edhe pse në kushte dhe rrethana të vështira politike ekonomike dhe të kulturës ato dhanë çdo gjë nga vetja për ti shkolluar djemtë dhe vajzat e këtij vendi për ti dalë Zot sfidave të kohës. Kështu Llapjanët arritën të shkollohen masovikisht duke ndërtuar profile kuadrash nga të gjitha profesionet e kohës.
Nga kjo trevë dolën shumë profesor të nderuar të cilët lanë gjurmë në punën dhe veprimtarin e tyre. Diplomuan një numër i juristëve, mjekëve, ingjinjerëve, ekonomistë politikolog dhe diplomatë me përmasa Botërore dhe deri tek Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës.
Të gjithë këta ishin prodhim i këti vendi të bekuar të Llapit dhe Gollakut. Historia e këtij vendi është me plot ngjarje të cilat kanë mbetur në kujtesën e gjeneratave. Ngjarjet – demonstratat e vitit 1968 kundër sistemit Jugosllavë përmes të cilave Shqiptarët kërkuan të drejta të barabarta si popujt tjerë në ish Jugosllavi, hapën rrugën e idealit shekullor të popullit. Ideologët e organizimit të këtyre demonstratave ishin patriotët dhe intelektualët e Llapit në krye me Osman Dumoshin.
Po ashtu demonstratat e vitit 1981 ishin një ngjarje në kontunuitet për të drejtat e Shqiptarëve duke kërkuar që Kosova të fitojë statusin e Republikës. Në këtë vit kur Qeveria Jugosllave me propozimin e Serbisë shpalli gjendjen e jashzakonshme në Kosovë dhe kur njësitë speciale hynë në Podujevë duke e marur nën kontroll Kuvendin e Komunës dhe institucionet tjera, u ngritë në këmbë Heroi i këtij vendi Koloneli Mustafë Hoxha i cili edhe pse në moshë të shtyrë e mobilizojë Mbrojtjen Territoriale të asaj kohe dhe e urdhnojë Komandantin e njësive speciale të ardhura nga Nishi që brenda 24 orëve të tërhiqen nga institucionet e Komunës së Podujevës.
Mustafë Hoxha trim i trimave ju drejtua me këto fjalë komandantit serbë duke i thënë “ Në këtë vend unë jam Komandant kamë luftuar kundër fashizmit gjatë luftës së dytë botërore dhe jam i gatshëm edhe tani ta mbrojë vendin dhe popullin tim”. Na e thotë mendja dhe shpesh na kthehet nostalgjia për të kaluarën e Podujevës dhe Llapit për trimat dhe burrat e mëdhenj që i dha ky vende për intelektualët, gazetarët e njohur, shkrimtaret e përmasave të mëdha, pleqnarëve që i ndihmuan popullit dhe e mbajtën unitetin dhe shumë e shumë kujtime të cilat na bëjnë krenar edhe sot.
Mjerisht Podujeva sot ka mbetur një Komunë zonë e pa zhvilluar e ngulfatur nga të gjitha anët përshkak të shtangimit dhe zhvillimit ekonomikë. Pas lufte ata që udhëheqën me këtë Komunë dështuan për ti hapë perspektiv Llapit në të gjitha sferat e jetës. Dikur kjo Komunë kishte në prodhim dy fabrika të industrisë së drurit ajo që quhej “Napredak” dhe industrinë pyjore “Javor”.
Këto dy fabrika tani përmes privatizimit më nuk ekzistojnë lokacioni dhe kapacitetet teknike prodhuese ju është ndrrue destinimi aty tani janë ndërtua objekte banimi. Podujeva e kishte fabrikën e armaturave përmes agjencionit të privatizimit të kriminalizuar tani kjo fabrikë vite me radhë është e mbyllur dhe u shndërrua në objekt të vdekur.
Kështu ka ndodhur edhe me pasurinë e tokave të ish koprativave bujqësore të cilat tani më nuk ekzistojnë ndërsa tokat si pasuri shoqërore janë shndërruar në objekte ndërtimi të personave privat. Mjerisht edhe pas 20 viteve Podujeva nuk ka zonë ekonomike të biznesit.
Punësimi është bërë problem i kohës dhe jetës. Ata që udhëhoqën me Podujevën më shumë punuan për vetën e tyre dhe për rrethin dhe farefisin.
Sot rruga magjistrale që e lidhë Podujevën me Prishtinën i përngjanë gojëdhënës të “Urës së shenjët” qe 5 vite kur ka filluar ndërtimi i kësaj rruge kësaj pune nuk i dihet fundi. Përshkak të pa përgjegjësisë të Komunës dhe Ministris së transportit në menaxhimin e punëve në këtë rrugë kanë humbur jetën 6 persona rruga ka mbet me gjepa pa shenja komunikacioni pa monitorim dhe mjerisht cilësia e punëve nuk donë koment punët që u bënë vitin që shkojë në këtë rrugë tani veq kanë filluar të hapen dhe shemben gropa gjithandej.
Udhëheqja e Komunës dhe më gjere e lanë anash Batllavën si një ndër vendet më atraktive që ka Kosova. Që nga pas lufta brigjet e Liqenit të Batllavës janë shndërrua në uaza të therrave dhe gropave te pa kalueshme pa u përkujdesur askush për të ndërtuar një ambient për nevojat e pushimit të qytetareve të Podujevës Prishtinës dhe gjithandej Kosovës.
Qka te them tjetër shumë një numër i politikajve të cilët lindën dhe u rritën në Podujevë më në fund ja kthyen shpinën Llapit duke marrë pozita të ndryshme në Prishtinë dhe ne institucionet e shtetit. Mjerisht Llapjanë të përqarë kundër njeri tjetrit për interesat karieriste këta u munduan të prekun e “Kullën Ajfelit” për të arritur sa më lartë në pozitat shtetërore. Por këta arritën të përfitojnë për vetën dhe familjen e tyre, por më në fund të gjithë pësuan dhe ranë për toke, mbetën pa dinjitet, duke e përbuzur vendlindjen të cilës ja kthyen shpinën duke mbetur të përbuzur nga vet populli i cili i sprovojë gjatë karrierës së tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".