Votimi dhe zgjedhja e presidentit është detyruese, legjitime dhe jetike për Kosovën
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
Pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 Skurtit 2021 , dhe pas zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit dhe të Qeversë së Kosovës , tani radhën e ka zgjedhja dhe votimi i Presidentit të saj.
Presidenti i Kosovës i takon fituesit të zgjedhjeve që është LVV dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit e cila është kandidate për Presidente.
Parlamenti i Kosovës tashmë nuk ka se cfarë pret më tutje por duhet të dëgjojë, të veprojë e të respektojë vullnetin dhe legjitimitetin demokratik të zgjedhjeve, që do të thotë se deputetët duhet të marrin pjesë në votim në seancën për zgjedhjen e Presidentit pasi një gjë e tillë është detyrë demokratike, morale, ligjore, kushtetuese dhe patriotike. Ata të cilët e braktisin parlamentin e Kosovës dhe nuk votojnë qoftë kundër apo pro kandidatit ata janë interesaxhinj dhe politikën, pazaret e përfitimet prej saj i kanë mbi interesat e Kosovës.
Të paktën të veprojnë deputetët shqiptar ashtu sikurse e votuan serbin i cili mori 91 vota , prej të cilave u bë nënkryear parlamenti.
Së paku dhe besohet që Vjosën do ta votojne deputetët e LDK-së ishkolegët partiak të saj, pasi dikur ata e votuan dhe e zgjodhën edhe Thacin President.
Nuk besoj se do ta lejojnë deputetët e LDK-së si p.sh.Lutfi Haziri, Anton Quni dhe kryetari Abdixhiku me të tjerët që Kosova të futet në një krizë tjetër të panevojshme dhe shumë të dëmshme në këtë kohë , dhe aq akoma më tepër edhe kur e njohin mirë profilin e lartë politik, intelektual,patriotik si dhe pastërtinë e ishkoleges së tyre, Znj. Osmani.
Kështu mendoj dhe gjykoj përderia marr në konsideratë edhe maturinë, urtësinë, luajalitetin, tolerncën dhe pëgjegjshmërinë të cilat i karakterizon intelektualët dhe politikanët e LDK-së, kryetarin, kryesinë si dhe deputetët aktualë të saj.
Deputetët e Kosovës duhet që të respektojnë votuesit e tyre, dhe detyra e parë është që të respektojnë mandatin për të folur e për t’i përfaqësuar votuesit e tyre në Parlament , pra që të marrin pjesë në eventet më të rëndësishme zhvillimore në Parlament sic është rasti i zgjedhjes së kryetarit të shtetit.
Unë kam bërë disa shkrime në favor të zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, dhe të kandidates Znj. Osmani, pasi kunstituimin e institucioneve të Kosovës në këtë moment i gjykoj si tejet të rëndësishme dhe jetike për Kosovën, pasi në rast se nga kokëfortësia, arroganca, egoizmi dhe nga papërgjegjshmëria do të arrihet deri aty sa të pamundësohet zgjedhja e Presidentit dhe të shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme kjo do të ishte në dëm të shtetit të Kosovës, të stabilitetit, në dëm të besimit, respektit dhe një zhgënjim i madh edhe për miqt dhe aleatët e mëdhenj SHBA dhe të BE-së, pasi Kosova nuk duhet të prodhojë në këto momente kriza politike aq më tepër kur vazhdon të rritet edhe kriza e pandemisë së koronavirusit.
Politika e Kosovës , deputetët e saj të marrin shëmbullin e votuesve kosovarë të cilët tashmë kanë dhënë me mencurimin e tyre dhe e kanë përcaktuar fituesin e zgjedhjeve , dhe i takon deputetëve të Kosovës që të respektojne legjitimitetin dhe vullnetin e popullit të cilin ata përfaqësojnë. Shkaktarët që do të mundohen që ta shtrëmbërojnë dhe ta devijojnë vullnetin dhe demokracinë e popullit do i priste një ndëshkim akoma më i rëndë se sa me 14 Shkurt 2021.
Një sjellje që do të prodhonte krizë sot është antidemokratike, kundër interesave kombëtare, kundër ndërtimit të shtetit ligjor, kundër integrimit të Kosovës në BE, kundër shteteve mike të Kosovës dhe në anën jo të duhur të historisë.
Brezat në Kosovë sakrifikuan për shekuj e shekuj për të pasur shtetin e tyre kombëtar, dhe u takon politikanëve që të punojnë për shtetndërtiim dhe mirëfunksionimin e shtetit kundër padrejtësive, krimit, korrupsionit dhe për zhvillimin e progresin demokratik, shoqëror , me zhvllime mirëqënie, sigurie dhe besimi për të ardhmen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".