Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti ta mbaj fjalën, Ligji për VETTING-un duhet të miratohet me prioritet
Shkruan: ANALIST - Faik Krasniqi
Eshtë shumë i sigurt që zgjedhja e presidentit të Kosovës do të ndodhë shpejtë si rezultat i frikës që ka opozita për të shkuar në zgjedhje të reja, që do të ishin edhe një humbje tjetër e radhës për opozitarët e tanishëm te cilet e humbiun mandatin dhe nuk e perfitojne dot ne zgjedhjet e reja. Deputetët edhe individualisht do të përcaktohen të qëndrojnë në seancë dhe të krijojnë kuorum të mjaftueshëm për procedurën kushtetuese të zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të shtetit sepse po vepruan ndryshe, nuk e do të rizgjidhen më kurre deputet!
-Për mua çështja e zgjedhjes se presidentit eshte çështje e kryer. Vjosa Osmani do te behet presidente. Për arsyet që i kam thënë edhe më herët. Partitë opozitare nuk e kanë luksin të shkojnë prapë në zgjedhje, sepse do ta harronin debaklin e 14 shkurtit çfarë do t’i gjente nëse vendi shkon prapë në zgjedhje për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit.
Kryeministri Kurti ta mbaj fjalën, Ligji për VETTING-un duhet të miratohet me prioritetLexoni edhe:
Deklaratat e tyre janë thjeshtë për konsum të brendshëm. Nuk besoj që shumica e deputetëve të opozitës do ta votojnë Vjosa Osmanin presidente, por LDK do të ja bëjë kuorumin. Për shkak të çështjes së presidentit jam më se i bindur që vendi nuk do të shkoj në zgjedhje!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".