Lexoni edhe:
Shpifjet e opozitës po i merr era, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani do të udhëheqin shtetin e Kosovës me mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian
Shkruan: ANALIST-Gani Qarri
Kosova tash e mbi 21 vite, është vend i lirë dhe mbi 13 sosh edhe shtet i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht nga mese 120 vende anë e mbanë botës, pavarësia e të cilës me 22 korrik të vitit 2010, është vulosur përjetësisht edhe nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, e cila vërtetoi se pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, ndaj Kurti dhe Qeveria e re e vendit, nuk mund, as nuk guxojnë, të lejojnë kurrë më, që njëjtë si në kohën e kuislingut Hashim Thaçi me shoke, Serbia të krijojë asociacione fiktive, sipas dëshirës brenda territorit tonë dhe të vazhdojë të vendosë edhe më tej, për çështjet e brendshme të Kosovës!
-Akuzat e deritanishme të pështira e makabre të rivalëve të kriminalizuar politik të Albin Kurtit, nga udhëheqësit dhe partitë e inkriminuara thellë e më thellë, në korrupsionin galopant dhe krimin e organizuar deri në përmasa alarmante, për kinse figurën anti perëndimore, antiamerikanizëm dhe anti evropiane të Albin Kurtit, ishin dhe mbeten vetëm akte të ulëta kamufluese, për të mbuluar tradhtitë e tyre makabre, kundër popullit dhe shtetit sovran të Kosovës, të cilët një nga një, prej të parit deri tek i fundit, duhet urgjentisht të vendosen në bankën e të akuzuarve për tradhti të lartë,, kundër shtetit e popullit të Kosovës dhe pa vonuar, të marrin dënimin e merituar.
Kështu që z.Kurti jo vetëm që ka plotësisht të drejtë në qëndrimet e tij parimore kundër formimit të asociacionit kundër kushtetues për rreth 20 mijë serb në veri të vendit, derisa në Kosovën Lindore jetojnë mese 100 mijë shqiptar nën okupimin serb , pa asnjë të drejtë kombëtare, por asociacioni i nënshkruar nga kuislingu Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, do të futej si kalë "Troje", thellë në zemër të Republikës së Kosovës, duke rrezikuar tërësisht rregullimin e brendshëm kushtetues e shtetëror dhe shkaktuar apriori, banjëzimin praktik e institucional të Republikës tonë, akt makaber, që për kohë të shkurtër, do të qonte në ndarjen përfundimtare të shtetit të Kosovës, gjë që nuk guxon kurrë të ndodhë.
Ndaj akuzat e udhëheqësve të kriminalizuar politiko-mafioz, të cilët për mbi 21 vite e izoluan nga mbarë bota demokratike vendin dhe sollën Kosovën në gjendje të pa rrugëdalje, me korrupsionin dhe krimin e organizuar më alarmant në rajon, janë duke u demantuar fuqishëm me fakte dhe rënë përfundimisht në ujë shpifjet e tyre të ulëta, edhe nga vet mbështetja e fuqishme ndërkombëtare që Kurti si kryeministër i ri, po e merr në vijimësi prej vendeve të dëshmuara, si mbështetëse të sinqerta dhe mike të njëmendëta të Kosovës. Për aq më tepër, po këto vende, me mesazhe të qarta, e theksim të veçantë, pas 20 vitesh kaosi e maskaradash politike të kastës së kriminalizuar politiko-mafioze, e cila sundoi vendin në mënyrë arbitrare për mbi dy dekada, duke vjedhur e zhvatur me forcë çdo gjë të vlershme të saj, kërkojnë publikisht nga Kurti dhe Qeveria e re, reforma të thella e sundim të ligjit në gjithë vendin, si dhe luftimin me vendosmëri të korrupsionit e krimit të organizuar që kanë kapluar të gjitha institucionet dhe metastazuar shtetin anë e mbanë, sidomos pas marrjes së kompetencave nga ndërkombëtarët dhe tërë periudhën e pas pavarësisë.
Madje megjithëse Republika e Kosovës për 13 vite me radhë, njihet si shtet i pavarur e sovran, pikërisht shkaku i politikës mafioze, hajnisë së hapur, zhvatjes e korrupsionit masiv si dhe krimit të organizuar deri në përmasa alarmante, mbeti gjithmonë vend i varur dhe mbajtur në këmbë pothuajse vetëm nga ndërkombëtarët. Duke pasur të gjitha këto parasysh, akuzat e deritanishme të pështira e makabre të rivalëve politik të Albin Kurtit, për kinse figurë anti perëndimore, antiamerikanizëm dhe anti evropian, janë demantuar fuqishëm edhe nga mbështetja e fortë amerikane dhe vendet mike të BE-së, deri te kancelarja e shquar gjermane, figura më e çmuar politike evropiane dhe botërore Angela Merkel duke i premtuar kryeministrit Kurti partneritet të pakusht dhe bashkëpunim të sinqertë me këtë shtet të madh e të fuqishëm evropian, në të gjitha lëmit.
Mbështetja ndërkombëtare që Kurti si kryeministër i ri, po e merr në vijimësi nga vendet e dëshmuara, si mike të sinqerta të Kosovës, vijnë me mesazhe të qarta, jo për të akuzuar Kurtin për anti perëndimor e antiamerikan, por për reforma të thella në sistemin e kapur të drejtësisë dhe prokurorinë pothuajse inekzistente, vendosjen e rendit e të ligjit, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar që ka metastazuar shtetin për dy dekada me radhë, e sidomos në periudhën e pas pavarësisë. E gjithë kjo për vet faktin e dhembshëm nga që, megjithëse për 13 vite Kosova njihet si shtet i pavarur e sovran, shkaku i këtyre politikanëve hajna, zhvatës e kriminel, shteti ynë i brishtë i kapur nga ta, mbeti gjithmonë i varur dhe mbajtur në këmbë pothuajse vetëm nga ndërkombëtarët ku tash e mbi dy dekada në liri nuk prodhohet pothuajse asgjë e vlershme e kualitative për tregun e brendshëm as atë të jashtëm, duke përmbushur edhe nevojat e konsumit për qytetarët e vendit, me mallra të dyshimta dhe me kualitetit dytësor të Serbisë.
Ndaj SHBA dhe Gjermania me plot të drejtë i bëjnë thirrje publike Qeverisë së re, që përveç betejës kundër pandemisë me Covid-19, të përgatitet edhe për rifillimin e dialogut me Serbinë, por gjithmonë duke theksuar si prioritet, që pas mbi dy dekadave kaosi e anarkie në vend, z. Kurti përfundimisht ti realizojë në terren reformat e thella e rrënjësore, duke filluar me vendosja e shtetit juridik, rikthimin e rendit e të ligjit, instalimin e shtetit të së drejtës, luftimin pa kompromis të korrupsionit galopant dhe krimit të organizuar, që për mbi 21 vite me radhë u thellua dhe lulëzoi nga politikanët mafioz, rrjetet e gjithfarshme të nëntokës dhe kriminelët në vend, duke izoluar Kosovën nga e gjithë bota demokratike. Dhe e krejt kjo flet qartë, se Kurti është kryeministri i parë qeë përfundimisht, do t`ia ndryshojeë për të mirë, imazhin e shkatërruar nga bandat, të shtetit tonë të brishtë, ndalojë urgjentisht lojën meskine të pazareve me tokat e Kosovës të zhvilluar nga kuislingu Hashim Thaçi me kompani dhe shfuqizojë aktet tij bizare, për formimin e asociacionit kundër kushtetues të komunave serbe për vetëm 20 mijë banor serb, që rrezikon rregullimin e brendshëm shtetëror dhe qon në banjëzimin e Kosovës Ta shfuqizoj urgjentisht nënshkrimin për formimin e asociacionit kundër kushtetues të komunave serbe , nga kuislingu Thaçi dhe jugokomunisti Isa Mustafa, si dhe kërkesën e jashtëligjshme, kundër kushtetuese e kundërshtetërorë të kuislingut Hashim Thaçi, me thirrjet publike drejtuar edhe faktorëve ndërkombëtarë për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, duke e sjell vendin në prag të ekzistencës dhe shuarjes së tërësishme të shtetësisë së Republikës së Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarura.
Pra Kurti dhe Qeveria e re, aktet e Thaçit dhe të Isa Mustafës duhet urgjentisht ti shfuqizojë e shpall akte të tradhtisë së lart shtetërore e kombëtare, si dhe ti autorizojë prokurorinë dhe gjyqësinë e reformuar të shtetit për hetimin deri në detaje të këtyre akteve, pasojat e shkaktuara vendit , dhe dënimin e autorëve sipas ligjit për këto akte të pa tolerueshme e makabre. Ndaj pikërisht frika e madhe e ish pushtetarëve të deridjeshëm mafioz politik, nga ballafaqimi me ligjin, për bëmat dhe të kaluarën e tyre tepër kriminale, është arsyeja kryesore dhe e vetme pse ata po tentojnë të riorganizohen dhe bashkohen në një grupacion të ri të inkriminuarish të ashtuquajtur bllok opozitar, duke bërë gjithçka për ta penguar dhe pamundësuar me çdo kusht jetëgjatësinë e Qeverisë së re dhe llogaritur në kartën e tyre të fundit, për ta bllokuar sa më gjatë zgjedhjen e presidentit dhe nxitur provokimin e zgjedhjeve të reja, sa për të fituar në kohe, përndryshe siç e kanë vërtetuar edhe votimet e 14 shkurtit, ata zgjedhjet i kanë të humbura, qysh me 14 shkurtin e famshëm të këtij viti, që i shndërroi në teprica të pa vlerë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".