Standartet evropiane pas luftës ja ndërruan pamjen fshatrave dhe vendbanimeve të Kosovës
Ismail Muçiqi
Shkruan: Ismail Muciqi
Pas luftës së fundit shumë fshatra dhe vendbanime të Kosovës u dogjën dhe u shkatërruan nga forcat e ushtrisë dhe policisë serbe. Nëse e bëjmë një krahasim se sa u shkatërruan fshatrat e Kosovës dhe për një kohë 20 vjeqare sa është ndërtuar Kosova me objektet e reja të banimit dhe me infrastrukturë rrugore me ujsjellsje të reja dhe rrjete të kanalizimit është një arritje e madhe e cila u bë me punën dhe djersen e qytetareve gjithandej Kosoves duke ngritur edhe standardin e jetës dhe ekonominë familjare. Kosova u shkatërrua pamëshirshëm nga Serbia e cila përmes mekanizmave të forcave ushtarake dhe policore e shndërroj Kosovën në tokë të djegur.
Ky skenarë fashist i serbis ishte i planifikuar kaherë nga institucionet sekrete të shtetit serb në krye me Kishën Ortodokse. Duke i ndjekur Shqiptarët nga trojet e tyre duke i djegur shtëpitë dhe vendbanimet me qëllim që mos tu jepet asnjë mundësi për tu rikthye dhe për të filluar jetne në trojet stërgjyshorë. Nganjëherë edhe në fatkeqësi lind fati i ri dhe i mirë për popullin.
Qytetarët me përkushtim punë dhe idealizëm menjëherë paslufte ju rrokën punës ndërtuan shtëpi të reja dhe infrastrukturë duke e rikthyer jetën për fitore e reja. Sot njeriu kur kalon nëpër fshatrat e Kosovës sheh se çdo gjë ka ndryshuar për të mirë. Shtëpitë e reja dhe moderne i ngritur në çdo truall dhe vendbanim të Kosovës. Pa dyshim se ndërtimin e Kosovës e ndihmuan dhe e përkrahën edhe shumë organizata humanitare të cilat u shpërndan dhe kontribuan në të gjitha Komunat e Kosovës.
Kësaj të mire i ndihmoj edhe Bashkimi Evropian duke ndërtuar standarte dhe norma të reja të infrastrukturës për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Bashkimi Evropian ndërtimin e Kosovës e ndihmoj edhe duke ndarë fonde të konsiderueshme për ndërtimin e shkollave të reja, spitaleve, rrugëve, ujësjellësve objekte të cilat ja ndërruan pamjen fshatrave dhe vendbanimeve. Të gjitha këto ndikuan që jeta në fshatrat e Republikës së Kosovës ka arritur standarte të larta dhe ka krijuar mundësi që banorët që jetojnë nëpër fshatra ti kenë të gjitha kushtet e nevojshme për një jetë solide.
Se me të vërtet fshatrat e Kosovës kanë arritur një zhvillim dhe transformim të pa imagjinueshem tregojnë edhe lëvizjet e një numëri të qytetareve të cilët kanë jetuar nëpër qytete e tani po i kthen katundit. Sot në shumë fshatra dhe bashkësi lokale janë ndërtuar objekte të ndryshme të ekonomisë familjare duke zhvilluar biznese të ndryshme shumë profitabile. Keshtu janë ndërtuar fabrika të reja të cilat prodhojnë apo përpunojnë prodhime vendore që nga industria ushqimore e deri tek ajo e ndërtimit të lartë. Këtij ndryshimi i kanë kontribuar edhe shumë qytetarë të cilët punojnë në vende të ndryshme të Evropës e të cilët gjithnjë e më shumë po e bartin dijen, përvojën dhe kapitalin nga vendet ku punojnë dhe jetojnë duke hapur biznese të reja nëpër fshatrat e Kosovës.
Teknika dhe teknologjia bashkohore dhe moderne tani përditë e më shumë po aplikohet edhe në Republikën e Kosovës duke e rritur ekonominë familjare dhe duke i kontribuar edhe buxhetit të Shtetit të Kosovës. Shqiptarët janë popull i shkathët, inteligjent dhe gjithmonë të gatshëm për ta arritur rezultate pozitive në jetë. Mjerisht pengesa kryesore gjithmonë që nga paslufta ka qenë klasa politike e pa përgatitur, e pa arsimuar, e pa përvojë e cila synim kryesorë e kishte interesin personal për tu pasuruar e jo për ti ndërtuar dhe zhvilluar institucionet e shtetit.
Ky ka qenë defekti dhe dëmi më i keq që u ka kushtuar qytetareve dhe Kosovës në përgjithësi. Të gjitha këto të arritura pasluftës u sublimuan edhe me shkollimin e gjeneratave të reja të cilat tani janë krah i fortë i zhvillimit të gjithmbarshëm të Shoqërisë Kosovare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".