Telekomi, blerja nga klanet mafioze!
Hasan Preteni
Shkruan: Analist - Hasan Preteni
Duhet përshëndetur të gjitha veprimet hetimore që po ndërmerren kohëve të fundit, por duhet të ketë më shumë aktivitete në të gjitha fushat për të ndryshuar perceptimi i publikut të gjerë kosovare për angazhimin serioz të mekanizmave anti-korrupsion. Postë Telekomi i tejinkriminuar ka mbetur bedeni i fundit për t’u dorëzuar. I gjithë privatizimi i ndërmarrjeve publike të rëndësisë së veçantë është realizuar në këtë fillim të ju zvogëlohet vlera duke lidhur kontrata të dëmshme e pastaj blerja e tyre nga klanet mafioze politike, të cilat i venin para vetes formalisht mafio- oligarkët edhe ata të shantazhuar.
I gjithë privatizimi ka rrjedhur në këtë mënyrë. Zyrtarët e prangosur tani janë vetëm episodit në "seritë" e fundit të këtyre novelave të stërzgjatura. Kjo mund të jetë edhe politike, hasmore apo prishje hesapesh, sidoqoftë "mafia e pastron Mafinë" Duhet të inkurajohen mekanizmat anti-korrupsion për luftë të mëtutjeshme. Nga emrat e publikuar si udhëheqës të operacioneve unë i identifikova disa nga ata që janë në këto detyra qe 10 e më shumë vite. Shtrohet pyetja pse heshtën deri më tani dhe a është ky tentim i "vardisjes" para politikës së re qeveritare.
Do të doja të ishte e vërtetë por dyshimet janë të mëdha. Në pjesën tjetër nuk mjafton vetëm angazhimi i policisë sepse pastaj vjen pyetja tjetër, ku po mbeten aktakuzat kualitative dhe të mbështetura në prova dhe gjykimet efikase?. Sa për koincidencë, dje u shty për të satën herë gjykimi në rastin e pasaportave. Sa aktgjykime e kanë marrë epilogun, a kemi ndonjë rreth të mbyllur. Hetime, paraburgosje, aktakuza dhe aktgjykime. Asnjë rast i përfunduar.
Rezultati mbetet në fund të periudhës, në fund të ndeshjes jo në fillim e as në gjysmë loje. Shpresëdhënëse në rastin e Telekomit është angazhimi i sindikalistëve, kishte me qenë mirë që në Bordin e ardhshëm të PTK-së të emërohet apo që në takime sipas detyrës zyrtare të merr pjesë edhe krye sindikalisti, jo si pjesë e vendimmarrjes ( të respektohet ligji) por si pjesëmarrje në ndarjen e informacionit. Rasti Trepça dhe peshoret e tyre ishin në skenë vetëm një javë dhe... Uroj që kjo të mos përsëritet në vazhdimësi por që angazhimi anti-korrupsion të jetë punë ditore, sistematike, serioze dhe me rezultate konkrete. Vetëm gjykimet profesionale dhe reale do të shpalosin situatën kur qytetari do të kupton se cilët janë hajnat, çka keqpërdoren, sa fituan dhe cila strukturë politike qëndron pas tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".