Lexoni edhe:
Vetëm dekriminalizimi i plotë i mafio-politikës dhe drejtësisë së kapur, kthen besimin qytetar!
Shkruan: ANALIST-Ragip Guraziu
Institucionet e Republikës së Kosovës, ia huqën tërësisht për luftimin e korrupsionit dhe për fuqizimin e sistemit sundimit të ligjit të ndikuar thellësisht kryesisht nga krimo-politika që ishte në pushtet nga 2008 e deri më 2020!Gjatë kësaj periudhe dështuan të gjitha institucionet drejtësia, qeveritë e kaluara, kuvend e presidenca, vetëm kanë folur kot për strategji të luftimit të dukurive negative, krim e korrupsion, dhe ja sot ku jemi, dhe askush nuk ka arsyeje të lavdërohet ,qofshin ato edhe partitë politike, dhe institucionet tjera, që në zemrën e tyre ishte ngulitur thellë vetëm lakmia për vjedhjen e shtetit! Sa e sa herë na kanë premtuar, për viza, këtë muaj, këtë vit pasi hymë, dhe kjo retorikë zuri vend që nga 2008 e deri më sot.
-Shpresa e qytetarëve për ta kompensuar sa do pak kohën e humbur në perspektivën evropiane, edhe me liberalizimin e vizave, mbetet në pritje të veprimeve që duhet të ndërmerr Qeveria e re me Kryeministër Albin Kurtin. Se a do të ja dal mbetet të shihet por që nga këtu po nga kjo qeveri duhet të fillon e mbara e shtetit dhe të kthehet besimi ndërkombëtar dhe shpresat e qytetarëve.
Edhe mbështetja e parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave që u dha në takimin e fundit edhe një obligim shtesë për Qeverinë e re të Kosovës, që ti qaset seriozisht dhe me prioritet reformimit dhe pastrimit të sistemit të drejtësisë, që ta shtrij në binar normal e të pa varur funksionimin e këtij sistemi, duke treguar angazhim dhe përkushtim pa dorëza ndaj luftimit të krimit e të korrupsionit, në mënyrë që kërkesa e Parlamentit Evropian të gjej mbështetjen edhe në Këshillin e Ministrave, aty ka hasur sharra në gozhdë për shkak të vlerësimit negativ që kanë ministrat e Punëve të Brendshme të disa vendeve, dhe nga ato që e kanë njohur pavarësinë, pikërisht sa i takon mungesës së efikasitetit për luftimin e korrupsionit dhe sistemin e sundimit të ligjit të ndikuar thellësisht e kryesisht nga krimo-politika që ishte në pushtet nga 2008 e deri me 2020!
Tani pasi kemi një Kuvend të ri, një Qeveri të re, në pritje të Presidentit-Presidentes, ndoshta do na shkoj për së mbari.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".