Mjaftë më autoritete të rrejshëm politike!
Skender Mulliqi
Shkruan: Skënder MULLIQI
Retë e zeza duket së më në fund po largohen nga Kosova.Këto re shumë gjatë e errësuan Kosovën dhe të ardhmën e saj. Po hiqen keto re jo me hater siq hiqen në qiellin e kalter, por më qyk të zorit.E mbuluan Kosovën kur më së paku është pritur, kur e fituam lirinë dhe pavarësinë.
Kur e fituam të drejtën tonë ligjore , të drejtën historike dhe të drejtën morale që vetë ta drejtojmë shtetin , të cilin nuk e kishim për 50 vite të diktaturës komuniste të Titos dhe të Rankoviqit.
E fituam të drejtën e nëpërkëmbur gjatë nga armiqët e përhershëm serbosllavë më të cilët jemi të rrethuar në të katër anët.
Ishte shumë e kuptueshme se pavarësia dhe sovraniteti do të thonë avansim të proceseve demokratike dhe përparim I gjithmbarshëm I Kosovës. Është hapur kaptinë e re e mbamendjës së kaluar historike për një të ardhme të ndritur .
Ka ardhur koha kur emocionet , frika dhe vuajtjet të kontrollohen duke u nisur nga avansimet individuale si parakusht për avansimet e përgjitshme të shtetit të ri të Kosovës, të cilën nuk e ndertuam hiq mirë për 22 vite.
Kosovës i nevoitet stabilitet pas gjithë këtyre të ligave që e goditën para luftës nën okupim dhe pas luftës më pushtete hileqare e zullumqare . Nuk ka kush I mbron më autoritet e rrejshme politike të cilat na mbinë si këpurdhat pas shiut në Kosovën e pas luftës. Ato ishin keqëbërëse, e të mira veq ne ndonjë rast shumë të rrallë.
Autoritet e rrejshme shumë gjatë u përkarahën deri sa u kuptua së janë shumë të dëmshme për qytetarët dhe për Kosovën. Ata ishin edhe ashtu të tepertë për një terren dhe për një popullatë të vogël . Shumë përipeci dhe vujtje patëm prej tyre, kur askush nuk e kishte pritur. Morën para veti qdo të mirë materjale dhe shoqërore të Kosovës , duke I lën pa të drejtë shumicën më duar bosh. E varfëruan vendin skajshmerisht më hajnite e parreshtura të tyre .
Ne këto konstelacione politico- shoqërore dhe ekonomike gadi sa nuk dha shpirt shtetësia e Kosovës. U bombarduam më patriotizma të rreme , për ti mbuluar të palarat shumëvjeqare. Ky marshim makabër e kishte një kufi , ku duhej të ndaloheshin veprimet e tilla anti shtet. Ishte koha që qytetaret ta marrin fatin në duar të veta , duke I larguar më votën e lirë nga pushteti .
Kjo ndodhi më 14 shkurt më fitorën e klasës reformiste dhe përparimtare.Idetë e vjetra politike të tipit autokratik , nuk I duhen Kosovës, e cila mbrohet vetëm më punë dhe zhvillim të ecurive ekonomike. Vetëm menquria ,urtësia , qetësia politike, jeta kualitative i ndërton themelet e fuqishme të shtetit funksional dhe ligjor. Puna e ndershme e secilit prej nesh, bën që të ndryshohet gjendja për të mirë …
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".