Lexoni edhe:
Qeveria publikon vendimin e plotë me masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër
Shkruan: ANALIST - Gani Qarri
Qysh në fillim duhet cekur, si pikërisht nga kjo drojë, e ndëshkimit akoma më të rëndë me votën e diasporës, po bëhet kaq e frikshme dhe tmerruese për opozitën e inkriminuar nisma e Qeverisë Kurti për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve. Ky kundërshtim po vjen edhe përkundër faktit që edhe ato e kanë të ditur se ligji i zgjedhjeve për diasporën, duhet medoemos të ndryshojë sa më parë, ngase ky është edhe obligim shtetëror i Kosovës, që del nga detyrimi për respektimin e ligjeve të BE-së, dhe konventave të saj, të cilat parashohin edhe të drejtën e votimit të diasporës nëpër ambasada dhe konsullata të vendit amë.
Duke ditur se mërgata e familjarizuar ndër vite e dekada, me jetën normale, veprimin e rendit e të ligjit, si dhe të shtetit të të drejtës, në vendet me demokraci të zhvilluar evropiane dhe botërore, nuk do të votonte asnjëherë për figurat dhe segmentet e kriminalizuara në vend, pjesëtaret e mbetur nga kryesitë e vjetra të partive të inkriminuara, bëjnë ç `mos, që të bllokojnë sa më gjatë votimin e diasporës shqiptare, në Ambasada dhe Konsulata të Kosovës, përkundër faktit se ato, tash e sa vite veprojnë në numër të mjaftueshëm në shumicën e shteteve ku graviton mërgata jonë. Për aq më keq, edhe nëse kishte arsye që nisma në fjalë, për ndryshimin e Ligjit të mos shkonte me procedurë të përshpejtuar, që nuk e arsyetoi as shoqëria civile, tani nga partitë e inkriminuara, kundërshtohet edhe procedura e rregullt, nga opozita e turpit, e cila në mënyrë djallëzore kërkon madje edhe garanci me shkrim nga Kryeministri Kurti që s’do të ndryshohet Ligjin për Zgjedhje, në vazhdim të mandatit qeverisës, edhe pas zgjedhjes së Presidentit të shtetit.
Qeveria publikon vendimin e plotë me masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër Lexoni edhe:
Por opozita e turpit, kot e ka, sepse edhe në vet klauzolën e protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, thuhet qartë se për të gjithë shtetasit e një vendi, pavarësisht faktit se ku ata punojnë dhe jetojnë, është e garantuar e drejta për të votuar (aspekti “aktiv”) si dhe ajo për të kandiduar apo për të qenë kandidat në zgjedhje (aspekti “pasiv”)-( 48-51; 102), gjë që, të paktën tani pas 21 vitesh çlirimi dhe mbi 13 sosh, nga shpallja pavarësisë, do duhej të hynte menjëherë në ligjin e zgjedhjeve, për diasporën dhe për vet shtetin e Kosovës.
Madje, me gjithë kundërshtimin e partive të kriminalizuara, të cilat siç u pa së fundi, ende ruajnë primitivizmin e veprimit dhe qëndrimin jo vetëm përjashtues politik, por ndoshta tek disa figura të njohura për inkriminime edhe armiqësor ndaj mërgatës, Kosova e ka për obligim ti respektoj ligjet e BE-së, dhe mundësoj mërgatës votimin në Ambasada dhe Konsullata të vendit, përkundër faktit se figurat e dyshimta, një pjesë e të cilave së shpejti edhe mund të ballafaqohen me ligjin për bëmat e tyre korruptive e kriminale, po dëshmojnë hapur, se megjithëse deputet, dhe pjesë e legjislativit, në vend që tu përmbahen dhe respektojnë rigorozisht rregullat ligjore e parlamentare, ata shkelin me të dy këmbët të gjitha parimet e deputetit dhe rregullat e Kuvendit, si organi më i lartë legjislativ i vendit.
Për aq më tepër, përderisa në zgjedhjet e shpeshta, gati vjetore, për të mos thënë edhe vetëm disa mujore, që mbahen vetëm në Kosovë dhe askund tjetër në rajon, mund të votojnë edhe refugjatët serb nga Bosnja e Kroacia, të vendosur ilegalisht në Kosovën Veriore, si dhe polic e ushtarak të ish sistemit okupator serb, bashkë me familjet e tyre, në Serbi, madje deputet të dënuar me vendime të plotfuqishme gjyqësore, me votat e paligjshme të të cilëve, krijohen edhe qeveri kundër- kushtetuese, kjo e drejtë u mohohet vetëm shqiptarëve të mërguar jashtë vendit, ani pse edhe pas kalimit të dekadave ata ruajnë me përkushtim, ndjesinë e pafund kombëtare dhe mbajnë me respekt të lartë, shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Po tu ishin vendosur bllokada të tilla edhe serbëve jashtë Kosovës, le të themi se do të ishte disi në rregull të përdoren kritere kaq të shtrënguara e bllokada të vazhdueshme arkaike që nuk përkojnë me kohën, gjendjen në vend as realitetin juridik, por vetëm për një votim të thjeshtë, ti vihen kaq shumë pengesa vetëm mërgatës shqiptare shumica e të cilëve janë shtetas të devotshëm të këtij vendi, përderisa serbët nga Bosnja e Kroacia të vendosur ilegalisht në Veri të Kosovës, të cilët në vendet e tyre mund të kenë bërë edhe krime lufte, votojnë lirshëm brenda Kosovës për Listën serbe, dorës së zgjatur të Aleksandër Vuçiqit, si dhe serbët “refugjat” në Serbi, pa asnjë dokument të Republikës së Kosovës, kjo vërtetë është një ndër shkeljet më të rënda që mund tu bëhet të drejtave dhe lirive njerëzore të shqiptarëve jashtë vendit edhe 21 vite pas dëbimit të Serbisë nga Kosova.
Kemi pasur institucione të telekomanduara nga nëntoka politike e krimit të organizuar!Lexoni edhe:
Ndaj duke pasur parasysh faktin se edhe në nenin 3 të Protokollit nr.1, të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, përveç organizimit të zgjedhjeve brenda vendit, parashihet që shteti tu garantojë mërgimtarëve mundësi të barabarta për votim, si dhe të krijoj kushte për shprehjen e vullnetit të lirë me votë, shtetasve të vet jashtë vendit, jo përmes talljes me "thirrje telefonike", siç veproi së fundi zonja Daka & Co, por duke hapur Ambasadat dhe Konsulatat e vendit, për organizimin e votimit të mërgimtarëve, siç veprojnë të gjitha shtetet tjera normale në Evropë dhe kudo, në botën mbarë edhe Kosova, herët a vonë, është e obliguar ti hap Ambasadat dhe Konsulata për mbajtjen e votimeve për diasporën.
Kështu që, është pikërisht frika për ndëshkimin edhe më të rëndë të këtyre figurave dhe partive të kriminalizuara edhe në opozitë, që sidomos pas këtij kundërshtimi të paskrupullt e banal, ato do ta marrin në mënyrë të sigurt dhe masë edhe më të madhe, me votën e pa cenuar të qytetareve, menjëherë pas ndryshimit të ligjit, kurdo që të ndodhin zgjedhjet e lira dhe heqja e pengesave për votim nga diaspora, sepse janë po këto parti politike që deri dje ishin në Qeverisjen e vendit, të cilat instaluan korrupsionin galopant dhe krimin e organizuar kudo, duke kapur edhe vet shtetin, andaj ashtu si edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, që ato morën ndëshkimin meritor të popullit, ndëshkimi ndaj figurave kriminale dhe partive të kriminalizuara, nuk do tu mungojë as në votimet e ardhshme, nga populli në Kosovë dhe mërgata e saj shqiptare në diasporë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".