
Lexoni edhe:
Qeveria e fuqishme në numra, e pa rrezikuar nga mocioni i opozitës së dobët
Shkruan: ANALIST-Skënder Kapiti
Si kryeministri Kurti ashtu edhe Presidentja Osmani, e cila në fjalimin e saj para deputetëve ka thënë se me Serbinë nuk mund të ketë pajtim pa u përballur ky shtet me përgjegjësinë për krimet e luftës. Kjo deklaratë e Vjosa Osmanit ka shpërthyer si bombë në mediat serbe! Tani është dhe fillon ajo të cilën unë e kam quajtur me 12 Shkurt 2021, dy ditë para zgjedhjeve në Dardaninë shqiptare si Epoka: KURTI-OSMANI. Dardania nga sot është e lirë dhe eshte shtet ,është Republikë, por nuk duhet harruar në asnjë mënyrë e shkuara që do të thotë se nuk ka pajtim me Serbinë pa e pranuar dhe pa u ndëshkuar ajo për krimet dhe genocidin e luftës ne Kosove!
Tashmë me Kurtin Kryeministër dhe me Osmanin Presidente nuk do ketë zhvillim bisedimesh Kosovë-Serbi përveçse mbi bazat e politikës së reciprocitetit dhe barazisë ndërmjet shteteve ku para së gjithash kësaj do t’i hapte rrugën kërkim falja dhe ndëshkimi i shtetit serb për krimet dhe genocidin ushtruar mbi shqiptarët. Me Kurtin Kryeministër dhe me Osmanin Presidente do të bëhet edhe VETING-u në drejtësi, pra ndërtimi dhe vënia në funksionim të Ligjit dhe të shtetit ligjor për të mposhtur krimin, korrupsionin , hajninë dhe tradhtinë.
Qeveria e fuqishme në numra, e pa rrezikuar nga mocioni i opozitës së dobëtLexoni edhe:
Nuk ka drejtësi pa ndëshkimin dhe dënimin e krimeve të luftës, pa ndëshkimin e genocidit dhe pa dëmshpërblimin nga Serbia, si dhe nuk ka drejtësi pa ndëshkimin e krimit juridik, pa ndëshkimin e krimit dhe të korrupsionit dhe pa ndëshkimin e krimit të hajdutërisë politiko-institucionale, pra pa VETING në Drejtësi. Tani është dhe po fillon epoka e re me Kurtin Kryeministër dhe Osmanin Presidente. Ata te tjeret para tyre frigohem se ishin te nenshtruarit ndaj Serbise !!!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".