Banorët e Karaçevës alarmojnë krerët e shtetit: forcat e motorizuara policore serbe po futen përsëri në territorin e Kosovës

Banorët e Karaçevës alarmojnë krerët e shtetit: forcat e motorizuara policore serbe po futen përsëri në territorin e Kosovës
Banorët e Karaçevës alarmojnë krerët e shtetit: forcat e motorizuara policore serbe po futen përsëri në territorin e Kosovës

Selver Lenjani

  • 07 April 2021 - 13:10

Shkruan: Selver Lenjani

Bashkësia Lokale e Karaçevës së  ka një një njoftim për Institucionet relevante të Republikës së Kosovës. Xhandarmëria serbe dhe paramilitarë rreth orës 12:00-12:30 më datën 6 prill 2021 kanë hyrë përsëri  në fshatin Karaçevë ku këta pjesëtarë të xhandarmërisë serbe u futën me pizgavera, me xhipa, dhe ne banorët e brezit kufitar të Karaçevës e vërejtëm hyrjen e tyre.

Në atë moment patëm frikë të gjithë banorët, sepse vazhdimisht që nga viti 2001 deri më sot forcat serbe po  hyjnë të armatosur deri në dhëmbë. Hyrja e tyre ishte prej fshatit Breznicë deri në fshatin Karaçevë, saktësisht tek Ura e Breznicës.

Lënë vend për frikë dhe nuk e pyesin askënd. Vallë çfar do të ndërmerrni ju të nderuar drejtues të institucioneve të Republikës së Kosovës, Znj.Presidente e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministër i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeparlamentarit Glauk Konjufca,  sepse ju jeni Krerët e Shtetit dhe keni votën e qytetarëve të Kosovës t'i dilni ndihmë banorëve të fshatit tonë sepse ndihemi të frikësuar dhe të pa sigurt,  që nga viti 2001 çdo ditë e më shumë.

Çfarë do të bëni për t'a stopuar hyrjen e xhandarmërisë serbe dhe tërë forcave  militare të Republikës së Serbisë që po hyjnë  vazhdimisht në Kosovë, provokime këto që lënë vend për brenga dhe shqetësime tej mase. Besoni se kur policia e Republikës së Kosovës e ka të ndaluar hyrjen në fshatin Karaçevë çka  do që ndodhë,  nuk ka qasje në rrugën e asfaltuar por duhet të ecin në rrugë tjetër nëpër kodra dhe rrezikohet edhe jeta e tyre për të hyrë në fshatin Karaçevë.

Por kur rastësisht policia e Kosovës shkelin në rrugën e asfaltuar, Beogradi Zyrtar me komplet institucionet më të larta të Republikës së Serbisë në krye me Presidentin e Republikës së Serbisë Z. Vuçiçi urgjentisht alarmon Brukselin Zyrtar dhe gjithë mekanizmat relevantë të botës me një kërkesë iu shkruan ,shikoni se çka po provokon në këtë pjesë Policia e Kosovës kur rastësisht hyn.

Alarmon Brukselin Zyrtar për hyrjen e Policisë së Kosovës dhe ky problem është sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake e Kumanovës. Edhe pse ne  banorët e brezit kufitar kemi dokumentacionet kadastrale që ajo është tokë e jona, edhe sipas hartave gjeografike, hartografike, pedologjike, katastrale se është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, ne po e kemi të ndaluar dhe kufizuar qasjen.

Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë t'i falim askujt, por edhe është një porosi nga banorët e brezit kufitar-Bashkësia Lokale e keni për obligim ta ngritni këtë çështje në Kuvendin e Republikës së Kosovës ,dhe ta përkrahni mbrojtjen e këtij fshati të gjithë delegatët e Kosovës.

Edhe pse shpesh herë ndodh hyrja e tyre dhe askush nuk merret me këtë problem por ne banorët e fshatit do të qëndrojmë në tokat tona stërgjyshore por një gjë duhet ta dinë të gjithë qytetarët e Kosovës se ne nuk kemi tokë ti falim askujt e sidomos shtetit të Serbisë. Presim nga Krerët e Shtetit dhe nga gjithë delegatët e Kuvendit që të na dilni në ndihmë për ruajtjen e territorit të kësaj pjese të Kosovës si dhe shumë problemeve tona.

BASHKËSIA LOKALE e fshatit Karaçevë e Poshtme e falënderon NATO-n, KFOR-in, Brukselin Zyrtar,Bashkimin Evropian, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Policinë e Republikës së Kosovës dhe të gjitha mediumet elektronike dhe të shkruara. Pa ndihmën e këtyre është jeta e pamundur për ne. Ne jemi mirënjohës për NATO-n, KFOR-in dhe Policinë e Kosovës. Presim përgjigje pozitive nga ju!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".