Lexoni edhe:
“Virusi” i krimit të organizuar, ka keq infektuar edhe Policinë e Kosovës!
Shkruan:ANALIST- Gani Qarri
Akti i mirenjohur kriminal i kuislingut Hashim Thaçi & Co, për shkatërrimin në koordinim me mafiooligarkët më të urryer në vend- Devollet, të asetit më profitabil të vendit si Telekomi i Kosovës, nën kamuflimin mafioz të kinse bashkëpunimit dhe arritjes së një marrëveshje ekonomike, e cila Telekomit jo vetëm që nuk i ka sjellë kurrë sukses, por vetëm humbje e dështime, nëse nuk ndërhyjnë urgjentisht Qeveria e re e pakorruptuar, do ta qojë edhe këtë aset kryesor dhe dikur më profitabil të vendit, në falimentim përfundimtar, duke i kushtuar edhe vet shtetit të Kosovës qindra miliona euro humbje dhe dëme të tjera të pariparueshme jo vetëm materiale.
Siç dihet tanimë publikisht, mafio oligarkët Devolli, përveç kontratave fantome të arritura në mënyrë kriminale gjatë qeverisjes së kuislingut Thaçi-1 dhe 2, si dhe të jugo - komunistit Isa Mustafa, e musketarit Ramush Haradinajt, përmes përmbaruesve privat, kanë bllokuar jo vetëm një herë edhe llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës, duke lënë punëtorët e thjeshtë edhe pa të ardhura elementare, për të vazhduar grabitjen e aseteve më të rëndësishme shtetërore dhe rritur përfitimet e veta kriminale, për të cilat është momenti vendimtarë, që mafio oligarkët dhe vartësit e tyre, të përgjigjen para ligjit bashkë me koordinatorët e qeverive të kaluara puro-kriminale, të cilat gjatë gjithë atyre viteve, punuan ditë e natë për grabitjen eshkatërrimin e çdo firme të suksesshme dhe rrënimin total të vet shtetit të Kosovës.
“Virusi” i krimit të organizuar, ka keq infektuar edhe Policinë e Kosovës!Lexoni edhe:
E duke pasur parasysh aktet kriminale, që ka ndërmarrë në vazhdimësi kuislingu Thaçi me shërbëtorët e tij të dëgjueshëm, si Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, për ta shkatërruar ekonomikisht shtetin e Kosovës, duke rrënuar asetet kryesore të tij, njërin pas tjetrit, ka ardhur koha, që çdo gjë kriminale, e dakorduar nga ata, të mos zgjasë më tej dhe të ndërpritet urgjentisht, që këtu dhe menjëherë, përndryshe në gjendjen katastrofike në të cilën ata e kanë sjell Telekomin, asnjë veprim tjetër, nuk do të garantojë përfundim të arsyeshëm as të rezultojë me zgjidhje të drejtë edhe për vet shtetin e Kosovës. Ndaj duke ditur qysh në fillim, se Qeveria e re do të hasë në vështirësi të konsiderueshme për përballje me sukses të pasojave ekonomike të shkaktuara nga aventurat kriminale të kuislingut Hashim Thaçi & Co, si dhe pushtetarëve tjerë të kriminalizuar në të kaluarën, Kurti dhe udhëheqja e re e Kosovës duhet të përgatitet urgjentisht dhe pa vonesë për të kundërshtuar dhe mbrojtur shtetin edhe prej padive të ngritura në Arbitrazhin Ndërkombëtar nga grupet mafioze në krye me oligarkët Devolli, që po e rrezikojnë publikisht vendin me ndëshkim qindra miliona euro, për shkak të ndërprerjes së kontratës, absolutisht puro-kriminale me Telekomin e shtetit, të cilin qëllimisht e kërcënojnë edhe me falimentim, si ndërmarrjen më profitabile publike në vend.
Madje për ta mbrojtur sa më mirë dhe me sukses më të sigurt, këtë aset me rëndësi të madhe shtetërore të vendit, Qeveria e re e porsaemëruar, e cila ka edhe shumicën parlamentare në Kuvend, si e pa korruptuar që është, duhet urgjentisht të ushtrojë kundër-padi në gjykatën e Kosovës, jo vetëm kundër Dardafonit dhe vëllezërve mafio oligarkë Devolli, por edhe kundër kuislingut Hashim Thaçi, jugokomunistit Isa Mustafa, musketarit Ramush Haradinaj dhe butakut Avdullah Hotit, për shkakun domethënës, se vet ish-Kontrata e nënshkruar në mënyrë konfuze, ishte një veprim i dyshimtë dhe i arritur në rrugë kriminale. Ngase e gjitha kjo, që në fillim u projektua nga Thaçi & Co, vetëm për qëllime të plaçkitjes së këtij aseti dhe grabitjes se disa dhjetra miliona eurove me konsumim të veprave penale të të gjithë pjesëmarrësve në anën e Dardafonit të Devollëve , të cilët para 12 viteve, bashkë me pushtetarët e kriminalizuar e kane ideuar dhe nënshkruar këtë Kontratë famoze puro kriminale.
Injorimi i padive për dëmet e luftës nga ana e Thaçit, tradhti kombëtare!Lexoni edhe:
Kështu që, pas të gjitha aventurave të organizuara puro-inkriminuese që kanë ndodhur për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës, ndërmjet kuislingut Thaçi dhe mafiooligarkëve Devolli, Qeveria e re e Kosovës pikë së pari te propozoje dhe Prokuroria speciale e RK duhet t’i dërgojë në burg, udhëheqësit e firmës kriminalo-piramidale Blerim dhe Shkëlqim Devolli, derisa t’i zbulojnë të gjitha aferat me politikanët e kriminalizuar, që nga Hashim Thaçi, Mustafa, Haradinaj e deri te Avdullah Hoti për falimentimin e qëllimshëm, të këtij aseti të rëndësishëm shtetëror. Dhe vetëm pas zbardhjes së gjithë kësaj aventure të trisht mafioze, Qeveria Kurti, duhet ta suportojë edhe Telekomin e Kosovës duke nxjerrë në shesh, publikisht TË VËRTETËN e trishtë kriminale të fshehur kriminalisht nga ish-Qeveritë Thaçi 1 dhe Thaçi 2, pastaj nga Qeveria I.Mustafa-Thaçi, për të pasuar i njëjti avaz kriminal edhe nga Qeveria Haradinaj dhe vet Qeveria kundërkushtetuese e butakut kokëulur Avdullah Hoti.
Siç dihet tanimë fort mirë edhe publikisht nga i gjithë opinioni i gjerë vendorë, autori i kësaj nisme kriminale qysh në vitet 2008/2009 ishte vet kuislingu Hashim Thaçi, bashkë me SHIK-un ilegal dhe personalitetet udhëheqëse të PDK-së famoze si Kadri Veseli , Fatmir Limaj, shefi i Klanit Pronto- Adem Grabovci e shumë të tjerë, prandaj pas burgosjes së mafio oligarkëve Devolli, urgjentisht duhet të ngriten kallëzime penale dhe të arrestohen të gjithë urdhërdhënësit, prijësit dhe koordinatorët të cilët guxuan ta ideonin atë projekt kriminal për shkatërrimin e Telekomit, deri te ata që ndikuan dhe nënshkruan kontratat zhvatëse kriminale në dëm të Telekomit dhe vet shtetit të Kosovës. Kjo për vet faktin se tanimë, të gjitha dyshimet janë bere të bazuara dhe faktike për vepër të organizuar kriminale nga ky grup ish pushtetarësh të lartë kriminal dhe njerëzish të mirëstrukturuar e me pozita të rëndësishme shtetërore e partiake, prapa të cilëve ka qëndruar fuqishëm nëntoka kriminale e instaluar nga vet ata, tash e mbi dy dekada, në gjithë Kosovën. Për aq më tepër, këto akte të rënda misterioze janë të faktuara tanimë me prova të fuqishme materiale, të kapura në flagrancë, ndaj Qeveria e re, duhet të urdhërojë urgjentisht hapjen e hetimeve serioze e te shpejta dhe arrestojë e gjykojë, pa asnjë vonesë të mëtejme, koordinatorët kriminal dhe nënshkruesit mafioze, jo vetëm të kësaj mega kontrate kriminale me Devollët ,por edhe të të gjitha kontratave të tjera të ngjashme kriminale me të cilat Qeveria e Kosovës pritet të ballafaqohet së shpejti në Arbitrazhin ndërkombëtar.
Të paditet Serbia për dëmet dhe krimet e luftës!Lexoni edhe:
Ndaj në vend se të qëndrojë në prapavijë dhe të bëjë sikur mbrohet, rasti është i tillë dhe aq kriminal, sa që, para se të mbrohet, kërkon të kalohet medoemos në ofensivë dhe sulm frontal, kundër kriminelëve dhe akteve të tyre mafioze, duke paditur të gjithë AKTERET e inkriminuar POLITIKE dhe JOPOLITIKE të këtij rasti dubioz e teper kriminal, biles i rangut më të lartë KRIMINAL, ku në tërësi, bëhet fjalë, për hiq me pak se mbi 2 miliard euro!. Gjykimi i tyre krijon parakushte optimale e reale edhe për konfiskimin e pasurisë së fituar kundërligjshëm, me përfitimet nga kontratat kriminale dhe shume shpejt ish-Vendimet e Gjykatës se Arbitrazhit me bazë të një Kontrate jo të besueshme e puro-kriminale, do ta kthejë padinë e mafio oligarkëve, në pozitën zero dhe pa kurrfarë afektesh vepruese. Madje duke deskridituar këta kriminele dhe njerëz të pa kredibilitet, edhe vet Gjykata e Arbitrazhit, eshte e detyruar ta ruaj imazhin ndërkombëtar dhe pastërtinë etike, ligjore dhe morale do të detyrohet, të nxjerr një vendim te përkohshëm mbi Tërheqjen dhe Revokimin e Vendimit qe detyronte Telekomin për pagesa astronomike inekzistente dhe me ndihmën e gjykatave të reformuara vendore, ta vërtetojë publikisht, se gjithçka nga ky rast, ishte me prapavijë e ma veper penale- kriminale, mashtruese dhe vetëm për qellim plaçkitjeje, pa asnjë bazë ligjore, të nxitur e provokuar, nga vet ish pushtetarët e kriminalizuar si Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti.
Dhe vetëm pas këtyre veprimeve të Qeverisë në sinkron me Prokurorinë e Reformuar Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe gjykatat e spastruara me VETTING rrënjësor, çfarëdo vendimi që ka mundur të sillte Arbitrazhi ndërkombëtar kundër Telekomit dhe shtetit të Kosovës, pushon së ekzistuari dhe bie përfundimisht në ujë. Kështu që, ndjekja dhe arrestimi urgjent i të gjithë politikebërësve të inkriminuar e mafioze, që me veprimet e tyre kriminale, e sollën jo vetëm Telekomin, por edhe vet shtetin e Kosovës në këtë gjendje falimentimi, duhet të ndodhë shumë shpejt dhe sa më parë që të jetë e mundur, me kërkesën e ministrisë përkatëse dhe vet Qeverisë së re të Kosovës. Ndaj, arrestimi duhet të ndodhë medoemos për të gjithë ideatorët dhe negociatorët e nenshkruesit e këtyre kontratave kriminale, pa asnjë dallim, pa marrë parasysh postet dhe funksionet politike e partiake, të tyre, që koordinuan akte të tilla poshtëruese e shkatërrimtare, kundër aseteve kryesore të shtetit, me prapavijë puro-kriminale.
Fshesa e VETTING-ut duhet t’a pastron nga krimi edhe Policinë e kapur të Kosovës!Lexoni edhe:
Ndërsa, barrën dhe përgjegjësinë kryesore edhe me këtë rast, gjithsesi duhet ta mbajnë, vet nënshkruesit dhe ideatorët mafioze të tyre, qofshin ata edhe Thaçi, Mustafa, Haradinaj apo ish kryeministri i kundërligjshëm dhe butaku Hoti. Vetëm futja në burg dhe dënimi me faktet e shumta ekzistuese të tyre, krijon parakushte reale dhe të pranueshme edhe për Gjykatën e Arbitrazhit për ndryshimin e aktakuzës dhe kuptimin faktiko-juridik të skenarit të vërtetë kriminal mbi “shtetin e kapur nga kriminelët e pushtetit” të njohur për plaçkitje e zhvatje përmes krimit të organizuar, ku dyshohet se janë të përfshirë edhe njerëz kyç të SHIK-ut ilegal, që kanë lidhje përtej Kosovës dhe me përmasa ndërkombëtare, të cilët pasi që aktualisht, mbahen në arrest nga Gjykata Speciale, drejtësia mund të veprojë e lirë dhe e pa penguar nga kërcënimet dhe shantazhet e tyre eventuale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"