![](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/13/200x200_a11618301794.jpg)
Lexoni edhe:
Krimi dhe korrupsioni, më shumë se 70% të prokurorëve dhe gjyqtarëve shkelin ligjin!
Shkruan:ANALIST- Dardan Grapci
Qeveria e re, respektivisht Ministria e Drejtësisë duhet që urgjentisht ta krijojnë së bashku me ministritë tjera planin -B- për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga kolapsi dhe nga falimentimi potencial, nëse Arbitrazhi Ndërkombëtar jua jep fitoren Devollëve. Gjithashtu Ministria e Drejtësisë duhet të ushtron ne shpejtesi kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar para Prokurorisë Speciale të Kosovës, për grupin e zyrtarëve përgjegjës që e kanë nënshkruar kontratën kriminale me Dardafonin, rasti të procedohet urgjent në Gjykatë e dhe të zhvillohet procesi gjyqësor ekskluzivisht në lidhje me nënshkrimin dhe lejimin aprovimit të kontratës me prapavijë për zhvatjen, grabitjen e shkatërrimin e Telekomit të Kosovës si aset i Qeverise!
Të gjithë aktorët politik duke filluar nga Hashim Thaçi e deri te aktorët biznesmen që ishin e janë nëpër poste zyrtare si tek Telekomi i Kosovës si dhe tek ish-Kompania, Z-MOBILE, duhet të bëhen kokë më kokë në një kallëzim të përbashkët penal, te kallezohen penalisht nga Qeveria- ministria e drejtesise , ndersa Prokuroria me nje urdher të bej arrestimin e te dyshuarve per vepra te renda kriminale dhe urgjentisht të ndëshkohen nga gjykata dhe të ju konfiskohet e gjithë pasuria e krijuar përmes asaj kontrate të inkriminuar, dhe jo vetem.
Krimi dhe korrupsioni, më shumë se 70% të prokurorëve dhe gjyqtarëve shkelin ligjin!Lexoni edhe:
Por ajo se çka duhet të dinë qytetarët e Kosovës, në qoftë se ndodhë që Telekomi i Kosovës të vihet para situatës faktike të rrezikut që të falimentoj, shtrohet çështja se cili do të jetë hapi i radhës nga Qeveria e Kosovës? Uroj që vetëm mos të shitet lirë dhe të kontrabandohet për ndonjë mafio oligark nën petkun e biznesmenit Kosovar, sepse thuajse të gjithë biznesmenët vendor kanë lidhje të forta me politikanët e tej kriminalizuar dhe korruptuar, që mundë të infiltrohen në blerjen sikur të ishte falje, pa lekë të Telekomit të Kosovës dhe pastaj të krijohet një kaos nga i cili nuk mundë ta nxjerr askushi.
Sipas mendimit tim, them që Telekomi Kosovës duhet të përgatitet për privatizim serioz kualitativ dhe duke ruajtur Qeveria e Kosovës së pakut 50% të aksioneve. Kjo mundë të realizohet me një Ankand ndërkombëtar, duke përzgjedhur kompani me emër dhe kredibile që vazhdojnë zhvillimin dhe avancimin me interes edhe për përfitime nga ana e shtetit dhe qeverisë së Kosovës. Për ta bërë këtë projekt duhet të angazhohen ekspertë të mirëfilltë të ekonomisë dhe të biznesit. Gjithashtu do të duhej kërkuar nga Qeveria e re, sidomos Kryeministri Kurti dhe Ministria e Drejtësisë, që të mos ndalen, ti shkojnë deri në fund shfletimit dhe përndjekjes së aferës me Devollët në mënyrë që të mos lejohet asgjë për përfitimin zhvatës nga ana e tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".