Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike !
Skender Mulliqi
Shkruan: Skënder MULLIQI
Nese qeveritë dhe qeveritartë e deridjeshëm nuk e plotësuan misionin e vet, se nuk ishin të interesuar më bërë punë të mira, nuk kan të drejtë , të lëshohen në opstrukcione jo parimore politike ndaj Qeverise premtuese të Albin Kurtit.Ka kaluar koha e fallcifikimeve dhe falcifikatorëve, ka kaluar koha e mistikëve dhe te teorive te gabuara politike.Shumë gjatë nuk është kuptuar nga qytetarët së pushtetet nuk ishin duke punuar mirë.
Përgjigjën e duhur e morën me 14 shkurt, por shumë vonë dhe këtë më pasoja politike dhe më pasoja ekonomike për Kosovën. Me pasoja së nuk u kryen shumë punë të rëndësishme për qytetarët dhe as në shtëtndërtim.Dominuan egot dhe plotësimi I dëshirave personale. Qytetarët po i shohin të metat 20 vjeqare të pushteteve të korruptuara që i kishin . Sigurishtë së janë të vetëdijshem dhe mëndojë së duhet ta përkrahin klasën e re politike në pushtet.
Përkrahja po , por që pritet edhe realizimi i premtimeve të dhëna .Ministratë dhe zëvëndës ministratë duhet të punojnë ndërshmerisht dhe më pëgjëgjësi të lartë politike . Hapat që ka filluar më i marrë Qeveria kunder dukurive negative , në këtë contest edhe të konfiskimit të pasurive te paligjshme janë shpresëdhnëse, së më në fund proceset do të kthehën për së mbari.Nuk pritet që kjo qeveri qysh në start të bën mrekullira , kur dihet së së sa janë te grumbulluara problemet politike dhe veqmas ato ekonomike gjatë këtyre viteve , të cilat kërkojnë kohë që të zgjedhen.
Kaosi dhe komoditeti nuk kan vend , nese vërtetë mendojmë më formuar shtet ligjor, demokratik dhe funksional. Ka ardhur koha që frika dhe pasiguria ti mbetën të së kaluarës . Punët e mira nuk bëhën më nguti , as me eufori , ato planifikohen mirë .Po hymë në një epokë të re , duke lënë ërrësirën mbrapa. Qeverisë së re i duhet qetësia dhe urtësia politike , që të kemi stabilitet shoqëror dhe politike ne vend .Natyrisht së një opozitë parimore është shumë e dobishme sikur në qdo vend tjetër demokratik , por jo edhe opozite destructive . Gjenerata e re është irituar në gardën e vjetër politike e cila nuk u kujdes që të rinjët tanë përspektiven e tyre ta kerkojnë në vendlindje , e jo ate ta kërkojnë duke u larguar nga Kosova e tyre e dashur…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".