
Lexoni edhe:
Të akuzuarit për hedhje të gazit në Kuvend: E mbrojtëm territorin e Kosovës
Shkruan: ANALIST-Faik Krasniqi
LËVIZJA VETËVENDOSJE! është votuar në masë si asnjehere me pare , për shkak të pisllëqeve të te gjitha ish-Partive ne pushtet në Kosovën e pasluftës, për shkak të idiotizmit e kriminalizimit të tyre. LVV kanë votat e mjaftueshme për të votuar çdo ligj të mirë e te dobishem për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Të akuzuarit për hedhje të gazit në Kuvend: E mbrojtëm territorin e KosovësLexoni edhe:
Partitë tani opozitare nuk e kanë fuqinë e bllokimit të asnjë ligji që i nevojiten 61 vota. Prandaj s’ka asnjë arsyetim e as justifikim më për të mos punuar dhe realizuar premtimet. Kanë premtuar pastrimin e institucioneve nga të korruptuarit dhe te kriminalizuarit , kane premtuar : Bankën Zhvillimore, Vaksinat, konfiskimin e pasurisë së paligjshme, arsim dhe shëndetësi cilësore e shume gjëra te dobishme per qytetaret dhe Shtetin. Çfarë u nevojitet tani për t’i bërë tani këto gjera te premtuara nga LVV? Vetëm vullnet. Dhe shume shpejt : Të gjitha me rend një nga një. Këto që janë më urgjente sa më parë. S’ka më arsyetime e justifiukime për asgjë. Vetëm punë dhe punë te paster e ligjore!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".