Lexoni edhe:
Spiuni i UDB-së dhe BIA-së, Baton Haxhiu, le të mirret me pisllëqet e veta kriminale!
Shkruan: ANALIST- Hajrullah Tërnava
QPK-ja e PDK-së dhe SHIK-u punuan vetëm për kapjen dhe instalimin e krimit kudo, e që per 22 vite e mbajti peng Kosovën nga viti 1999 me instalimin e Qeverisë së Përkohshme ilegale të Kosovës- QPK të kontrolluar vetem nga struktura kriminale e SHIK-ut si një mini qeveri tjetër ilegale e QPK-së, që mbijetoi deri në krijimin e kësaj qeverisje të re nga një̈ subjekt i ri politik i pa korruptuar, me Kryeministër e Presidente që e thonë̈ hapur të vërteten, një̈ ministre e jashtme që betohet edhe në KS të OKB-së se Kosova do të jetë shtet i sundimit të ligjit dhe jo i mafies dhe nëntokës kriminale e cila e mbajti peng deri më 22 mars kur u votua Qeveria Kurti. Prandaj sa me parë të fillohet me luftimin e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur këtij vendi, aq më mirë dhe më shpejt do të na hapen rrugët drejtë BE-së
Tmerrimet që po ndodhin tani nga opozita, për veprimet e luftimit të të gjitha të këqijave që priten t’i ndërmerr Qeveria Kurti, janë vendimmarrja e hapur e elektoratit të zgjedhjeve të 14 shkurtit ku elektorati si sovran që është, te gjithe ne sinkron te zhgënjyer me qeverisjet e deritashme kriminale , qysh nga çlirimi i vitit 1999 e deri më tani, vendosi që votat në mënyrë absolute t’ia jep LVV dhe Listës Vjosa, që ta qeverisin këtë vend në këtë mandat 4 vjeqar, prandaj është e kuptueshme tani pse po i frikësohen kaq tmerrësisht dhe po qartën teper keq partitë̈ politike në opozitë, që e zhvatën dhe e shkatrruan për dy dekada këtë̈ popull e këtë̈ shtet, derisa anëtar të qeverisë se re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit po e thonë̈ publikisht e botërisht edhe para faktorit ndërkombëtar, madje edhe para KS të OKB-s se e kanë në prioritet mbi prioritetet luftën e drejt ligjore për nje çlirim të ri te vitit 2021 - kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.
Spiuni i UDB-së dhe BIA-së, Baton Haxhiu, le të mirret me pisllëqet e veta kriminale!Lexoni edhe:
Një̈ të vërtetë̈ të madhe që e tha ditë më parë Presidentja e nderuar znj.Vjosa Osmani, e përsëriti edhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, e që ngjalli reagime të ashpra e te kota nga anëtare të opozitës PDK-, LDK- e AAK, vetëm pse po thuhet e vërteta të cilen e din dhe po e bartë populli mbi kurriz për dy dekada prandaj me vetem me votën e tij ndëshkuese solli Ndryshimin me 14 shkurt.
Është për tu habitur nga opozita me këto reagime të tilla te degraduara e destruktive, sikur që po e dine edhe ata vete se : qe në vitet e pasluftës e kanë katandisur këtë vend me krimet e bëra prej tyre veç për t’u pasuruar deri ne pangopsi , kurse faktori ndërkombëtar sikur që janë BE kërkonte nga ata që ta luftojnë krimin në përgjithësi nëse duan ta fitojnë Liberalizimin e Vizave per te gjithe qytetaret kosovare te pervuajtur per 22 vite , por edhe përkundër këtyre kërkesave të BE-së, krimi nuk luftohej sepse po të ndodhte kjo, ata që ishin në krye të shtetit do të duhej të ishin te paret MBRAPA GRILAVE TE BURGUT .
Prandaj elektorati në zgjedhjet e fundit u përcaktua për këtë Qeveri e cila tani po na bind e gezon shume me veprimet e saja dhe premtimet që po i përsërite se do t’i luftoj të gjitha të këqijat e gjertanishme në Kosovë. Është plotësisht e drejtë dhe e qëlluar kur udhëheqësit hapur e flasin të vërtetën për gjendjen kriminale, e cila është në institucione dhe ne jetën publike në Kosovë, e për të cilën më së miri e din edhe faktori ndërkombëtar sepse ata janë përherë të pranishëm në vendin tonë, por edhe bash ky faktor po insiston që ta luftojmë krimin në përgjithësi, si kusht për Liberalizim të Vizave.
Veprimet që po ndërmerren nga kjo Qeveri, dhe ato që po premtohen që do të ndërmerren kundër krimit dhe korrupsionit, e arsyetojnë besimin që e morri nga shumica e mbi 50% të qytetarëve të Kosovës, dhe kjo është një garanci se më në fund do të instalohet drejtësi e vërtetë per qytetaret pa dallim, dhe do të luftohet nëntoka kriminale e cila gjenezën e ka qe nga strukturat e fshehta serbe dhe SHIK-ut te instaluar në 20 vitet e kaluara, nga ata që e qeverisen vendin, por nuk ndërmorën asnjë veprim të vetëm për shtet të së drejtës.
QPK-ja e PDK-së dhe SHIK-u punuan vetëm për kapjen dhe instalimin e krimit, që e mbajti peng Kosovën nga viti 1999 me instalimin e Qeverisë së Përkohshme ilegale të Kosovës- QPK të kontrolluar 100% nga struktura kriminale e SHIK-ut si një mini qeveri tjetër ilegale e QPK-së, që mbijetoi deri në krijimin e kësaj qeverisje të re nga një̈ subjekt i ri politik i fare pakorruptuar, me Kryeministër e Presidente që e thonë̈ hapur të vërteten per qytetaret dhe krejt boten, një̈ ministre e jashtme që betohet edhe në KS të OKB-së se Kosova do te behet e do të jetë gjithemone nje shtet shembull i sundimit të ligjit dhe jo i mafies dhe nëntokës kriminale, e cila e mbajti peng deri më 22 mars kur u votua Qeveria Kurti 2. Prandaj sa me parë të fillohet me luftimin e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur këtij vendi, aq më mirë dhe më shpejt do të na hapen rrugët drejtë BE-së dhe edhe pertej Atlantikut.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".