Jetëgjatësia e Qeverisë Kurti do të matet me suksesin e luftës kundër krimit e korrupsionit

Jetëgjatësia e Qeverisë Kurti do të matet me suksesin e luftës kundër krimit e korrupsionit

Hajrullah Tërnava

  • 17 April 2021 - 13:16

Shkruan: ANALIST- Hajrullah Ternava

Nëse kjo Qeveri me një seriozitet te madh dhe si askush gjermetani do e luftoj krimin dhe korrupsionin, kjo Qeveri do të hyj në historinë e Kosovës, si e vetmja qeveri që ia arriti qëllimit që premtimet e dhëna gjatë periudhës së zgjedhjeve qytetarëve të sajë, iu përmbajt, dhe po këtyre qytetarëve ua sjelli shtetin ligjor , ua hapi rrugët për në BE, dhe me këtë një kohë të gjatë do e qeverisë Kosovën si qeveri e besueshme për qytetarët e saj.

Qeveria Kurti 2, duhet t’i jetësoj ato premtime të dhëna para zgjedhjeve elektoratit të saj, premtime për më shumë angazhim në luftimin e korrupsionit dhe në fuqizimin e instrumenteve e mekanizmave ligjor që e luftojnë këtë fenomen, sepse vetëm ashtu Kosova do të përfitoj shumë. Nëse jetësohen ato zotime në një periudhë të shkurtër , Kosova do ta fitoj edhe Liberalizimin e vizave dhe me këtë do të barazohet edhe me ato shtete që kaherë e kanë fituar Liberalizimin e vizave, dhe do iu bashkohet shteteve që pretendojnë në anëtarësimin në BE.

Për një efikasitet të më të mirë në luftimin e korrupsionit është e nevojshme që pashmangshem e sa më parë të përgatitemi për jetësimin e ligjit të VETTING-ut dhe me jetësimin e këtij ligji, do të pastrohenrelativisht shpejt institucionet nga njerëzit e kriminalizuar që deri më tani kanë punuar nëpër institucionet shtetërore, dhe kanë përfitua ata personalisht, por edhe të tjerët që i kanë emëruar në ato vende të larta, nëpër ato institucione si të besueshmit e “shefave” të tyre, e që populli i Kosovës ua ka pa sherrin, sepse tani janë bërë ndasi të mëdha edhe në mes të popullit, si tepër të pasur dhe tepër të varfër dhe si qytetare te ndershem ne njeren ane dhe si zhvates e hajdut dhe bandit ne anen tjeter.

Për këtë pasojë të krimit dhe korrupsionit të madh deri me tani jemi i vetmi shtet i izoluar në Evropë, sepse nuk ka pasur vullnet të punohet e luftohet ajo veprimtari kriminale që quhet krim e korrupsion. Për këtë arsye politikanëve të deritashëm ju kane tërhequr edhe vërejtja nga ana e BE-së, se pa luftimin e krimit të niveleve të larta nuk do të Liberalizohen vizat e qytetarëve të Kosovës, por sikur të luftohej krimi ashtu si kërkonte BE, është e qartë se po ata të mëdhenjtë e shtetit do të duhej të burgoseshin sa me pare , gjë që kjo Qeveri e tanishme duhet tani të tregohet e vendosur dhe efikase dhe në vepër do të shihen se kush nga të mëdhenjtë e shtetit ishin ata që në aq masa të mëdha ishin kriminalizue, dhe si të tillë qëndronin në pushtet, kurse populli i paguante dëmet në disfavorin e tyre.

Prandaj është e kuptueshme që edhe tani në luftimin e krimit në përgjithësi, do të kemi rezistenca të tilla të mos luftimit të krimit, sepse pa u bërë një reformë nga kokat më të larta të atyre institucioneve shtetërore të cilat duhen ta luftojnë krimin dhe korrupsionin nuk do të kemi progres. Është e kuptueshme tani që Prokuroria Speciale ne Kosove po vazhdon që ta pengon dhe pamundëson në mënyrë̈ tepër të pa skrupull e skandaloze, edhe angazhimin pozitiv e serioz të Agjencinë Kundër Korrupsionit, në hetimin, zbulimin por edhe në publikimin e detajuar të pasurisë̈ së zyrtarëve të lartë të shtetit, mënyrën se si është̈ ardhur deri të krijimi i asaj pasurie dhe cila është̈ ajo. Sipas njoftimeve zyrtare nga vetë AKK-ja, Agjencia Kundër Korrupsionit po vazhdon të dërgojë̈ pandërprerë̈ kallëzime penale për korrupsion në Prokuroritë̈ e Kosovës, por ato nuk po trajtohen fare as me dhe as pa prioritet të duhur.

Agjencia, në bazë të kompetencave ligjore është̈ përgjegjëse për zhvillimin e procedurave hetimore paraprake të rasteve të dyshimit për korrupsion. Në bazë të hetimeve, agjencia ngre kallëzimet penale në prokurori, por prokuroria po e injoron bashkëpunimin që e ka obligativ sipas ligjit me AKK-më dhe këto kallëzime penale mbeten të deponuara në sirtarët e Prokurorisë̈. I bie qe prokuroret e PSRK po ua bejne AVOKATINE e mbrojtjen politikaneve te inkriminuar ! Sipas raportimeve nga PSRK-ja, janë̈ disa raste të zyrtarëve të lartë të shtetit, në proces të punës të nivelit të lartë që dyshohen për korrupsion, por nuk zbulohen detajet kush janë̈, kur janë̈ dorëzuar dhe kur pritet ngritja e aktakuzave.

Kjo prokurori ka njoftuar se janë̈ ngritur 10 aktakuza për shkak të rasteve të shënjestruara vitin paraprak, kurse deri tash janë̈ shënjestruar rreth 60 raste të reja, dhe prej tyre 35 kanë të bëjnë̈ me korrupsion 25 me krimin e organizuar, kurse disa të tjera veç̧ janë̈ në fazën e pezullimit. Prandaj kjo mënyrë e zvarritjes shumevjeqare dhe pezullimi i këtyre rasteve flet më së miri për lidhjen e ngushtë të Prokurorisë̈ speciale me krimin e organizuar ne institucionet e shtetit qe nga Kryetaret e komunave, ish-kryministra, e ministra , gjyqtare e prokurore te inkriminuar dhe ish-zyrtare te lidhur edhe me Ish-Presidencen , pasi që rastet e tilla nuk po japin rezultate konkrete, as pozitive dhe as negative për një̈ kohë teper të gjatë, por minimalisht tani duhet pritur hetimet me te pershpejtuara e me intenzive poqese prokuroret duan te mbeten ne punet e Prokurorise , edhe nga prania dhe ndikimi legalo-ligjor i Qeverise se re, e që zyrtarisht nuk duhet të zgjasin më shume se dy vjet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".