
Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti, pa mbrojtje nga strukturat kriminale të SHIK-ut!
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Edhe pse ky njeri, Baton Haxhiu, nëse jo në Shqipëri, në Kosovë është shumë i njohur dhe askush nuk mbështetet në ideologjinë e tij të anti unitetit, në Shqipëri po dëgjohet ende. Baton Haxhiu ka gjetur Shqipërinë, me urdhrin e Beogradit serbomadh, si vend që atë nuk e njeh mirë, ndonëse duhet ta njohin, dhe nga atje dhe atje po ndikon dukshëm në drejtim të një politike konfliktuoze e deri vellavrasese dhe teper të dëmshme npara e gjate zgjedhjeve nacionale me 25 prill 2021.
Zgjedhjet në Shqipëri po vijnë. Kane mbetur edhe disa dite deri kur populli shqiptar do të voton për pushtetin në Shqipëri. Këtu dhe për ketë zgjedhje janë zgjuar dhe kanë dal nga varret shumë njerëz që japin mendime dhe ka të tillë që po kërkojnë edhe konflikte.Veç tyre, kemi Serbinë, në njërën anë, dhe nga ana tjetër, është Greqia, që janë dalë në sipërfaqe me mendime të ndryshme për zgjedhjet.
Greqia në pozita as njëjëse dhe shteti serb ne thirrje se kush është për Shqipërinë e "madhe". Në këtë kuadër është edhe një piun i rrezikshëm i shtetit serb, Baton Haxhiu, që ka dalë në skenën politike shqiptare, lidhur me zgjedhjet.
Tash ne dëgjuam një deklaratë të kriminelit Vuçiq për zgjedhjet në Shqipëri. Ai doli dhe bëri thirrje: " Në Shqipëri duhet bërë punë që pushteti mos të kalon në PDSH te Lulzim Basha, sepse kjo parti dhe ky politikanë janë për Shqipërinë e "madhe". Deklarata e tillë drejtohet jo në drejtim të asaj se ky kriminel nuk e dinë se ku qëndron e ardhmja e shqiptarëve. Por, e dëmshmja është besimi te shqiptarët se tek Sali Berisha si udhëheqës shpirtëror dhe de-fakto i pushtetit në PDSH, na qenka për një Shqipëri të "madhe". Me thirrjen e tillë doli krimineli më viç se viçat.
Krimineli serbomadh Vuçiq mendon se shqiptarët nuk e njohin PDSH-në dhe Lulzim Bashën! Beogradi beson se ne (shqiptarët) nuk e dimë se çfarë detyre kishte Luli gjatë pushtetit të UNMIK-ut në Kosovë! Apo ndoshta Beogradi mendon se nuk e dimë ne shqiptarët se për cilën politikë është Sali Berisha dhe çfarë bëri në vitet e 90-ta! Përkundrazi! Shqiptarët e njohin shumë mirë këtë parti dhe e dinë se ku dhe për çka është në fakt Sali Berisha me çunin e lalës Lulëzim Bashën kryetar. Në fakt këta njihen edhe nga ne. Ne e dimë qëndrimin e tij. Shqiptarët e dinë se Lulzim Basha ishte tubues i fakteve për UNMIK në Kosovë kundër UÇK-së. Dhe, këto shteti kriminal serb i dinë. Serbia dëshiron me të madhe që PDSH të fiton.
Shpend Ahmeti, pa mbrojtje nga strukturat kriminale të SHIK-ut!Lexoni edhe:
Me atë e ka më lehtë për të zhvilluar politikën e vetë serbomadhe. Kjo edhe për faktin se Bashën e ka në dorë dhe në çfarëdo situate mund të i përdori të dhënat e UNMIK- kundër Lulit dhe kështu ta futi nën kontroll. Dihet se Baton Haxhiu e dinë këtë qëllim dhe këtë pretendim. Por, ai është i caktuar jo në mbrojtje të PSSH dhe të Edi Ramës kundruall PDSH dhe Sali Berishës e Ilir Metës, por është aty për të thelluar hendekun midis pozitës dhe opozitës dhe kështu edhe të krijoi lëvizje të çrregullta dhe konfliktuoze, ndoshta edhe vëllavrasëse. Thirrjet e Ilir Metës se " do të shohim me datën 25 se si do të eci gjendja në Shqiperi...Unë jam këtu për të mbrojtur votën (shih fitoren e opozitës) dhe për atë garantoj unë, si President i shtetit".
Deklaratat e tilla të Ilir Metës dhe puna e Baton Haxhiut shkojnë në një rrugë, edhe pse ndoshta pa marrëveshje, në atë të konflikteve midis partive dhe njerëzve. Kjo duhet të ndalet. Shqipërisë i duhet qetësi absolute dhe një pushtet që del nga votat që mbështet në vullnetin real të votuesve. Çdo ndikim është i dëmshëm. Asnjë presion nuk duhet lejuar. Dhe, kush fiton, duhet të fiton vetëm me vota, pa konflikte. Për atë kërkohet të luftohen forcat e errëta dhe të dëmshme nga jashtë dhe brenda. Këtu e kam fjalën për Baton Haxhiun, gazetarin e Klan Shqipërisë, z. Cipa dhe shumë Fevzija e Cipa tjerë. Shqiptaret kanë mjaft përgatitje dhe të kaluar historike ku nuk duhet lejuar konfliktet në mes kombit. Vetëm vota duhet të vendos.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".