Lexoni edhe:
Serbia, dhe shpijuni i UDB-së, Baton Haxhiu, të mobilizuar për manipulim para zgjedhjeve në Shqipëri
Shkruan:ANALISTI- Faik Krasniqi
Është një fjalë e urtë popullore: E ki mizën nën vesh. Edhe këta janë duke reaguar sepse janë të zhytur thelle e kriminalisht në gjëra të paligjshme. Por nuk është edhe aq e lehtë, është e vështirë të zbulohet pasuria e tyre e paligjshme.
Ka kaluar kohë shumë e gjatë. Edhe nuk kemi ekspertë që bëjnë zbulime ekzakte. Ata i kanë pastruar aq bukur këto para të paligjshme, sa që do të dalin më të pastër se të gjithë. Duhet menduar edhe këtë. Nëse e kemi seriozisht këtë gjë, atëherë duhet kërkuar ndihma e të huajve që kanë përvojë në këto gjëra dhe duhet te punohet me ekspertet nderkombetare.
Ky ligj duhet të votohet sepse e parandalon krimin e organizuar dhe korrupsionin në të ardhmen. Por urgjente tek ne është zhvillimi ekonomik, e veçanërisht hapja e Bankës Zhvillimore që është motori kryesor për zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".