Lexoni edhe:
Shqipëria në emër të Kosovës, padi ndërkombëtare kundër Serbisë për gjenocidin dhe krimet e luftës
Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni
Ndryshime rrënjësore duhet të fillohen nga ndryshimi i ligjeve që e rregullojnë veprimin, kompetencat dhe detyrat për KGJK-në dhe KPK-në. Këto dy mekanizma i mbrojnë ata që nuk po i hetojnë dhe gjykojnë kriminelët. Ishte reagimi edhe i partnerëve strategjik ndërkombëtar në lidhje me seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u larguan ata dhe asgjë nuk reflektuan, vazhduan me avazin e vjetër.
-Numri kaq i madhe i ankesave është rezultat i mos punës së gjykatave. Po ti besonin qytetarët këtij mekanizmi ankesat do të ishin më të shumta. U "interesuan dhe angazhuan" që të shuajnë mekanizmin e pavarur i cili merrej me disiplinimin e "gjyqësorit". Ishte Zyra e Prokurorit Disiplinor e cila merrej me rastet e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, e fiken këtë mekanizëm të pa varur dhe tani me këtë punë merren KGJK dhe KPK. Ky është një konflikt interesi në organizim. Po si do të merren me disiplinimin e zyrtarëve mekanizmat të cilët i emërojnë vetë.
KGJK i emëron gjyqtarët ai tani duhet që edhe ti sanksionoj. Kjo është e pamundur. "Kadiu të akuzon e Kadiu të gjykon". Nuk funksionon kjo. Po qëllimi ishte nga fillimi që kjo të dështon, i lindur për të dështuar. Si dëshmi e kësaj vjen edhe dëshmia se numri i rasteve të refuzuar është kaq i madh. Po këta gjyqtar nuk i gjykojnë kriminelët e jo kolegët e vetë. Ndryshime rrënjësore duhet të fillohen nga ndryshimi i ligjeve që e rregullojnë veprimin, kompetencat dhe detyrat për KGJK-në dhe KPK-në. Këto dy mekanizma i mbrojnë ata që nuk po i hetojnë dhe gjykojnë kriminelët. Ishte reagimi edhe i partnerëve strategjik ndërkombëtar në lidhje me seleksionimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, u larguan ata dhe asgjë nuk reflektuan, vazhduan me avazin e vjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".