Lexoni edhe:
Serbisë duhet urgjentisht t’i shkëputet dora e zgjatur në Kosovë
Shkruan: ANALIST - Hajrullah Ternava
Tani kur na presin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, faktori ndërkombëtar është i interesuar që këto bisedime të përfundojnë me njohje reciproke, sepse deri më tani pati bisedime mes këtyre shteteve por asnjëherë nuk përfunduan ato bisedime, sepse tema të dialogut ishin kryesisht qeshjet periferike. Për më keq përfaqësuesit tonë, sikur ishte kryetari Hashim Thaçi, ishin të kushtëzuar me akuzat dhe burgun që e priste me shpalljen e aktakuzës për tu dërguar në Gjykatën Special në Hagë. Në bazë të këtyre kushtëzimeve bënte lëshime të vazhdueshme në favor të Serbisë, prandaj bisedimet nuk ishin asnjëherë afër përfundimit.
Pasi ndodhi burgosja e Thaçit, tani në këto bisedime Kosovën do ta përfaqësojnë njerëz të pastër moralisht, materialisht dhe të shkolluar e te dijshem , dhe këta nuk do të mundë të kushtëzohen me asgjë. Përfaqësuesit tanë tani do të bisedojnë për interesa të Kosovës, pa kushtëzime, sepse Serbia ishte shkaktarja e të gjitha luftërave që i ka bërë në ish republikat e Ish Jugosllavisë dhe në Kosovë, e jo sikur është sjell deri më tani ndaj nesh, sikur ne të ishim fajtor për ato lufta që i ka shkaktuar vetë Serbia, e që ne dhe shtetet kemi qenë të detyruar të mbrohemi në luftë me Serbinë, ishim viktima që për këtë të vërtetë është i njohur edhe faktori ndërkombëtar.
Serbisë duhet urgjentisht t’i shkëputet dora e zgjatur në KosovëLexoni edhe:
Bazuar në këto fakte bisedimet në ardhje duhet të zhvillohen në atë drejtim sikur që janë deklarimet e fundit të BE-së dhe SHBA-ve, me qëndrimet zyrtare për mos ndryshim të kufijve në Ballkan, do të jenë edhe një goditje tjetër, mbase e fundit vdekjeprurëse kundër projekteve nën konspiracion, sekrete që janë̈ luajtur deri më tash për marrëveshje me kompromise të mëdha, edhe me shkëmbim territoresh, ndarje mes Kosovës e Serbisë̈, të ideuar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi. Kundër opsionit të ndryshimit të kufijve tani më janë edhe SHBA por edhe BE-ja.
Ambasadori amerikan në Beograd Anthony Godfrey ka thënë se njohja reciproke Kosovë-Serbi është politikë konstante dhe e pa ndryshuar e SHBA-së, para dhe pas zgjedhjeve të fundit presidenciale. Të njëjtën ditë, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan është deklaruar edhe BE-ja. Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer, ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian rreth ideve për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është i qartë dhe se nuk ka nevojë për asnjë̈ ndryshim kufijsh.
E lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë̈ është lëshuar edhe një̈ komunikatë zyrtare e Departamentit të Shtetit ku thuhet sikur ku shprehet qartë gatishmëria e SHBA-ve që të prijnë në këtë proces si garantues të zbatimit të marrëveshjes nga ana e Serbisë̈. Tani mundë të thuhet lirisht se po i qartësohet ngadalë̈ por sigurt rruga edhe Qeverisë Kurti, për ndërtimit pa vonesë të platformës për dialog me Serbinë̈, pas këtyre deklarimeve të hapura rreth zgjidhjes së problemeve në Ballkan, e veçmas mes Kosovës dhe Serbisë̈, një problem që e patën ngatërruar keq dhe me rrezik të madh Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq me bisedimet dhe planet e tyre sekrete për ndarje.
Kjo është prapaskena e pistë e opozitës, në sulmin e saj kundër Qeverisë!Lexoni edhe:
Dilema më e madhe dhe e paqartë ka qenë qëndrimi i pa definuar i BE-së, kurse deklarimi i përhershëm me një zë nga BE dhe SHBA, duhet ti shërbej Qeverisë Kurti dhe politikes kosovare në tërësi, që ti forcojnë̈ akoma më shumë pozicionet e veta dhe qëndrimet shtetërorë të pa lëkundura në raport me kërkesat serbe të cilat së fundi po shpërfaqen edhe me lansimin e dytë të dokumentit jo zyrtar fantom dhe pa autorësi “non paper”, me projektin për autonomi territoriale, asociacion të distriktit të veçanta për veriun e banuar me shumicë serbe, plus Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Përfaqësuesit tonë duhen të kërkojnë nga Serbia dëmshpërblimet e krimeve të luftës dhe të vrarët e të pagjeturit që sot e kësaj dite nuk dihen as varret e tyre, dhe një padi të mundshme që do të duhej ta kërkojmë vetë ne, që ta bëjnë vetë BE dhe me këtë t’iu jepte mësime shteteve eventuale agresore, se kush do që provokon dhe nxitë luftë në të ardhmen do të ballafaqohet me aktakuzë ndërkombëtare të a gjenocidit dhe izolimit, sikur që pati ndodhur edhe me shtetin gjerman për Luftën e Dytë Botërore, për pasojat e së cilës ka vazhduar deri vonë të paguaj ato dëmshpërblime. Një ndëshkim të tillë duhet ta merr edhe shteti i Serbisë nga ana e BE-së që do të ishte një mësim i mirë për të gjitha shtetet që nxisin dhe shkaktojnë luftëra me shtetet tjera.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".