Gabimi që e kanë bërë Thaçi & Mustafa, s’do të duhej ta përsërit Kryeministri Kurti!
Fadil Maloku
Shkruan: Prof. Dr. Fadil Maloku
Albin Kurti, në vend që të gjejë kompromis dhe gjuhë të përbashkët me opozitën aktuale, përmes “bedelit” të tij po gjurmon “ekspertiza” të paqena dhe alibi të panevojshme tek ca “ekspert, të ish ekipit negociator” të ish qeverive Thaçi & Mustafa?!
Kjo metodologji eksploruese e gjërave, duke shmangur mendimin, qëndrimin e gjykimin opozitar, në një mënyrë të shti me dyshua që “kompromiset” të reja e të “dhimbshme” që po i aludon pa ndalur Presidenti serb Vuçiq, do me i bartë ekskluzivisht në kurrizin e këtyre gjithologëve butak!?
Të cilët do paguhen nga tatimpaguesit (pagë të majme, madje deri 3500€!) kosovar si për shërbesat e tanishme, ashtu edhe ato të shkuarat, që u bënë regjimeve, qeverive, e koalicioneve (jo) parimore të pasluftës, s’e kanë fare problem “kompromisin” e aluduar.
Sepse, të njëjtit gjitholog edhe më herët me “diagnozat” e tyre të “sakët” na e ndihmuan shumë cungimin e sovranitetit (Rambuje) dhe na e vonuan inaugurimin e demokracisë , e sidomos të asaj që F. Fukujama e shquan si “proces sendërtimi”.
Tani, meqë fare s’jam ka e kuptoj (ZvK. Besnik Bislimin, menagjerin e ndryshimit paraelektoral!)) po e pyes; nëse, mund të ushtrohet fare ndonjë trysni e theksuar ndryshimi të shpresuar me këta” ekspert” gjitholog!? Kur po ashtu dihet botërisht, që të njëjtit s’kanë as edhe një diplomë apo certifikim për negocim (apo tash si po u thotë Zkm. Bislimi “dialog”!).
Si qytetar, jam shumë kureshtar, por, edhe i shqetësuar për mënyrat, idetë, konceptet, kornizat, metodologjitë, objektivat…etj. që do i aplikojnë ky grup “ekspertesh”, nē situatat dhe kompromiset e reja, ndaj Serbisë! Do më vjen shumë keq, nëse, nga pozicioni i ZvK- e vazhdoni rrugëtimin e njohur të binomit Thacit&Mustafa. Në këtë kontekst, “ekspertët”e angazhuar të ZvK.
Bislimi në procesin e negocimit (apo si po ia kënda atij të thotë me eufemizëm; “dialogut”) me diplomacinë më ofensive të rajonit të Ballkanit, pra të asaj të Serbisë, pritet që “ekpertizën” e tyre (kinse) profesionale t’ ia ofrojnë pastaj vetëm KM Kurti për të vendosur pastaj. Mua më duket që gabimi që e kanë bë Thaçi&Mustafa, s’do të duhej ta përsërit KM Kurti. Sepse, as me ligje e as me Kushtetute nuk parashihen si adresë e vetme vendimmarrëse dhe konsultimi, ajo e KM.
KM Kurti, jam i sigurt që nuk do bie në këtë grackë “diplomatike” të ekspertëve gjitholog. Sepse, monopolin mbi (interesat shtetërore dhe ato kombëtare, sidomos) negociatat me Serbinë ku në vazhdimësi janë cenuar interesat shtetërore dhe ato kombëtare të Kosovës, nuk e ka vetëm Kryeministria, por, edhe Kuvendi (që sipas ligjit; gatitu duhet t’i rrinë qeveria) bashkë me Presidenten.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".