Lexoni edhe:
Isa Mustafa zhvishet lakuriq, zbulohen lidhjet e tij me strukturat drejtuese- kriminale të SHIK-ut, Hashim Thaçin e Kadri Veselin!
Shkruan: ANALIST - Hasan Preteni
Kemi shumë burgje të mbushura me kriminel të llojeve të ndryshme por në asnjë nga burgjet nuk gjendet asnjë zyrtar i lartë për korrupsion e kriim te organizuar. Zero me "Z" të madhe. Qeveria dhe organet tjera kompetente duhet të nxitojnë me veprimet e veta te shpejta në këtë drejtim. Të krijohen kushtet e pozitat për prokuror dhe gjykatës profesionist, me integritet dhe patriot funksional. Këta të tanishmit duhet t’i kalojnë historisë së turpshme të "Gjyqësorit" të Kosovës. Të largohen nga sistemi menjehere , por jo të falen. Është e vërtetë e pakontestueshme që në të gjitha sistemet -shtetet ku kanë filluar ndryshimet ato kanë filluar nga gjykimi i ish prokuroreve dhe gjyqtarëve!
-Të gjitha raport për sistemin e drejtësisë në Kosovë po dalin katastrofale, si zakonisht, edhe ky i fundit. Si zakonisht nuk pati asnjë reagim nga mekanizmat e drejtësisë, asnjë tentim arsyetimi. Ky raport nuk duhet të përfundoi me kaq, duhet të senzibilizohet publiku e të vazhdohet me presione publike deri të lëvizë diçka. Mjaftojnë këto të dhëna që për 240 raste janë mbajtur 744 seanca,643 të akuzuar,114 aktgjykime dhe vetëm një dënim me burg ( 3.5 vite) edhe ky rast do të rigjykohet ose dënimi do të zvogëlohet në procedurën e mëtutjeshme.
Për të trajtuar një rast mesatarja e gjykimit shkon rreth 4 vjet. Kjo është katastrofë! Në gjithë raportin nuk u gjet asnjë element pozitiv. Sistemi i drejtësisë eshte në agoni të thellë. Ku janë Këshillat Prokurorial dhe ai Gjyqësor? Anëtarët e këtyre këshillave janë duke hargjuar kohë dhe energji duke menduar vetëm për avancimin e tyre dhe për sigurimin e punëve tjera shtesë.
Nuk ka llogaridhënie, nuk funksionon sistemi adekuat i meritokracisë. Nuk ka transparencë, po si të arsyetohen "kujdestarët e zbatimit të ligjit" kur ata vet nuk e respektojnë atë, qasja në dokumentet zyrtare është e drejtë elementare njerëzore-humane e ligjore. Prokuroritë dhe Gjykatat nuk ju ofrojnë dëshmi, të dhëna nga dokumentacioni që e trajtojnë! Prokurore dhe gjyqtare mirë të paguar, me shumë vende pune, pa integritet, të paguximshëm dhe me mungesë të madhe të patriotizmit ligjor...
Në vend të luftimit të krimit ata janë pjesë e krimit të organizuar. Policia hetimore i shtrembëron faktet, prokuroria i merr si të tilla pa e ndërmarr asnjë veprim hetimor, por vetëm ato që i merr nga policia ( koalicion joparimor) fillojnë zvarritjet hetimore, një prokuror e merr rastin e përfundon i treti apo i katërti.
Fillojnë seancat, në bashkëpunim me gjykatësit dhe avokatet i shtyjnë ato në pakufi. Ngritët aktakuza kundër 50 personave e mjafton në secilën nga seancat të mungoi një aktor, seanca shtyhet. Për çdo seancë mungon një i akuzuar aty bëhen 50 seanca të dështuara pastaj mungojnë avokatët e kështu me radhë...
Nuk ndodhë asgjë, humbje kohe dhe shpenzimi i parasë publike. Tek aktgjykimet njësoj, dënime qesharake, me kusht dënohen pensionerat, dënohen ata ish zyrtar që më nuk janë pjesë e sistemit, dënohen me kusht ata që në asnjë mënyrë më nuk e kanë mundësinë që ti përsërisin veprat. Disa fakira edhe dënohen me gjobë por askush me dënim meritor dhe fuqiplotë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".