Lexoni edhe:
Thaçi kishte bërë marrëveshje “renegate” me Vuçiqin, për faljen e krimeve të luftës
Shkruan: ANALIST - Gani Qarri
Gjykimi i mëtejmë i korrupsionit dhe krimit të organizuar, si kundërvajtje, vetëm pse autorët dhe pjesëmarrësit në krim e korrupsion, janë të lidhur këmbë e kokë me partitë e kriminalizuara, është praktikë puro mafioze e sistemit të kapur të drejtësisë, që nëse nuk ndërpritet menjëherë, mund ta qojë shtetin në vet shkatërrim.
Faqet e mbushura me gjetjet më skandaloze të mos-veprimit të prokurorisë dhe gjyqësorit të kapur të Kosovës, nga krimo-politika dhe ish partitë e kriminalizuara që mbajtën pushtetin për mese 13 vjet pa ndërprerë, obligon Qeverinë e re, që ose të veprojë shpejtë dhe sa më, me intensitet, ose edhe Kurti bashkë me Qeverinë e tij, për pak kohë mund ta pësojnë fatin e ish Qeverisë së Fan Nolit, e cila u rrëzua nga mercenarët e lidhur me Serbinë, duke rivendosur bashkëpunëtorët e vet përsëri në pushtet.
Madje sipas raportit të monitorimit vjetor të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovë, përveç viteve të kaluara, gjyqësori i kapur, këtë praktikë të rrezikshme, po e zbaton edhe pas zgjedhjeve të reja, në gjithë periudhën e deritanishme të vitit 2020- 2021, fakt që flet qartë, për mosveprimin koherent edhe të vet Qeverisë Kurti -2. IKD, sapo ka zbuluar se gjyqësori i kontrolluar dhe i degraduar tej mase nga krimi i organizuar dhe mafio-politika, për ta amnistuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, edhe pas zgjedhjeve të reja, vijon ti trajtojë këto akte në formën më të butë të ndëshkueshmerisë, madje edhe vetëm si vepër për kundërvajtje, gjë që lë pa mend, qytetarët e vendit dhe përfaqësuesit e huaj!?
Thaçi kishte bërë marrëveshje “renegate” me Vuçiqin, për faljen e krimeve të luftësLexoni edhe:
Skandalin më të ri në sistemin e drejtësisë në Kosovë, e ka konstatuar hulumtimi më i ri i IKD-së publikuar javën e kaluar sipas të cilit të gjitha rastet që ndërlidhen me krim e korrupsion në gjykatat e Kosovës, jo vetëm se po trajtohen si kundërvajtje, por shqiptohen edhe dënime, pothuajse vetëm me kusht ose dënime fare simbolike në gjoba me pak të holla sikur të akuzuarit, të kishin vjedhur ndonjë pulë në pularitë pa roje. Mënyra e trajtimit të korrupsionit si kundërvajtje është praktikë puro mafioze e sistemit të kapur të drejtësisë në Kosovë i cili përveç viteve të kaluara dhe gjatë gjithë vitit 2020, fatkeqësisht po përsëritet edhe pas zgjedhjeve të reja, në gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë, gjë që duhet ta alarmojë jo vetëm shoqërinë por pikësëpari vet Qeverinë e dal na zgjedhjet e 14 shkurtit.
Thënë më konkret, nga 744 seanca të rasteve te korrupsionit, ku përfshihen 240 raste të këtij lloj krimi, me gjithsej 643 të akuzuar, raportohet vetëm për 114 aktgjykime të shpallura, ndaj 171 personave, prej të cilëve 94 janë shpallur simbolikisht fajtor ndërsa për 77 të tjerë kanë dështuar tërësisht aktakuzat, gjë që është për çdo kritikë.
Për aq më tepër, prej 94 të dënuarve, ndaj 58 prej tyre janë shqiptuar dënime me kusht e gjoba të lehta, ndërsa vetëm ndaj 36 personave janë shqiptuar dënime me kinse vendime me burgim, të cilat nuk është dëshmuar se i mbajnë apo i kanë mbajtur ndonjëherë. Hulumtimi i fundit i IKD-së, konstaton edhe mungesën e madhe të transparencës në vet KPK dhe KGJK, ndaj duke pasur dyshime të mëdha në veprimet e gjyqësorit të korruptuar, prej 1 janarit e deri më 31 dhjetor të vitit 2020, janë bërë 583 kërkesa për qasje në dokumentet publike, në gjykata, prokurori, KGJK dhe KPK si dhe institucionet e tjera, por pothuajse nga të gjitha këto, nuk janë marrë asnjëherë përgjigjet e kërkuara dhe komunikimi me opinionin bëhet vetëm përmes komunikatave zyrtare.
Po ashtu është vërtetuar edhe fakti se zvarritja dhe shtyrja më e madhe e ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria si dhe e mbajtjes së seancave gjyqësore ndodhë tek rastet që ndërlidhen kryesisht me krimin e organizuar dhe korrupsion.
E siç zbulon edhe raporti në fjalë, gjatë vitit të kaluar, nga 744 seancat e monitoruara janë mbajtur 513 sosh, ndërkaq si pasojë e mosplotësimit të kushteve ligjore për mbajtjen e tyre, janë shtyrë 231 tjera, që në përqindje, i bie se vetëm në rastet e korrupsionit janë shtyrë 31.04% e seancave, mënyrë e qëllimshme kjo dhe skenar i parapërgatitur nga vet gjyqësori i korruptuar, për dështimin e çdo të tretës (3) seancë dhe mos dënimin në rastet e korrupsionit. Madje pjesa më shqetësuese e gjithë kësaj loje makabre, është se nga këto shtyrje të seancave, 47 nga to kanë dështuar për shkak të mungesës së vet gjykatësve dhe prokurorëve, pavarësisht se ata marrin paga të majme nga shteti deri në 3000 euro, për shkakun se ata njëkohësisht ushtrojnë edhe detyra të tjera jashtë e brenda sistemit të drejtësisë, të cilëve nuk u mjafton koha për mbajtjen e seancave.
Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Fushë Kosovë, arrestohet motra e sajLexoni edhe:
Për aq më tepër, në këtë aferë të gjyqësorit, hyn edhe blerja e paqes me krimin e organizuar dhe sipas këtij raporti, kjo konstatohet mu tek politika e ndëshkimit. Kështu që alarmi kryesor në këtë raport, ngritët sidomos tek rastet e aktgjykimeve dënuese, si dënimi me burgim dhe gjobë, ku gjykatat jo vetëm që nuk shqiptojnë dënime të larta por shumica nga to janë dënime krejt të ulëta, me të cilat nuk jetësohen as qëllimet e gjykimit, sepse në 55% të rasteve ku janë shqiptuar aktgjykime kinse dënuese, ato përmbajnë dënime krejtësisht të buta. Përderisa 36 persona janë dënuar me burgim, 16 nga ta kanë marrë dënime prej gjashtë muajve, ndërsa vetëm në një rast, është shqiptuar dënimi prej tri vite e gjashtë muaj burgim, kurse dënimi me gjobë, është pothuajse tërësish qesharak dhe arrin vetëm deri në 300 euro?!
Nga analiza e këtij raporti del se koha e gjatë për zgjidhjen e një rasti të korrupsionit pothuajse e humbë tërësisht qëllimin, peshën dhe efektin e ndikimit sepse mesatarja e kryerjes së lëndëve të korrupsionit nga momenti i ngritjes së aktakuzës e deri në shpalljen e aktgjykimit përfundimtar është 1.297 ditë apo afro 4 vite, e në raste më serioze edhe më gjatë!
Andaj këto të gjetura, flasin qartë për nevojën urgjente të spastrimit të prokurorisë dhe të gjyqësorit të kriminalizuar për shumë vite, nga ish bartësit e pushtetit të krimo-politikes, lidhjeve te tyre te ngushta me krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale ne vend. Kështu që lypset urgjentisht, të bëhet ashpërsimi i masave disiplinore dhe veprimeve ndëshkimore përmes ri-vlerësimit të performancës individuale të prokurorëve dhe të gjyqtarëve, si dhe spastrimi i plotë i KGJK dhe KPK, nga elementët e infiltruar destruktiv dhe të kapur nga partitë e inkriminuara, të cilat qëndruan pandërprerë, për rreth 12- 13 vite në pushtet duke shkatërruar prokurorinë dhe mbarë sistemi e drejtësisë në vend.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".