Lexoni edhe:
Zbulohet marrëveshje e fshehtë Vuçiq &Thaçi për faljen dhe amnistinë e krimeve të luftës
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Sistemi i drejtësisë nuk shërohet me deklarata. Republika e Kosovës është një shembull tipik i shteteve të reja në fushën e sistemit të drejtësisë. Shtetet e tilla kanë probleme me drejtësi, sepse në to lulëzon korrupsioni e krimi, ndërsa masat e luftimit të tyre nuk janë në nivelin adekuat.
Këtu lypset ndihme konkrete nga miqtë e shtetit. Një çështje konkrete është sistemi i drejtësisë me të gjitha mekanizmat e vetë organizativ. Këtu kemi dështime të mëdha dhe po vazhdon kjo rrugë e dëmshme dhe tipike për shtetet e reja. Edhe qeveria aktuale nuk po vepron. Po dëgjohen diskutime e diskutime. Nuk kemi masa juridike konkrete në drejtim të forcimit dhe të profesionalizimit të sistemit të drejtësisë. Ende po mungon Ligji mbi VETTING. Nuk kemi ende as projektin e Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Kosova nuk ka as masa në drejtim të funksionimit të dy organeve që janë përgjegjëse për sistemin prokuroria dhe për atë gjyqësor, KPK dhe KGJK. Këtu duhet intervenim i ashpër që të kemi prokurori dhe gjyqësor funksional. Pa shërimin e këtyre dy organe nuk shërohet prokuroria dhe gjyqësori në Kosovë. Së këndejmi nuk pritet që të kemi ndjekje dhe dënime në kuadër të krimit të organizuar në nivele të larta dhe as luftimin e dukurive korruptive. Në Kosovë po deklarohet dhe po vihet një gjendje shumë e rënde për shtetin. Shteti nuk donë ministra e qeveri që e shkatërron vetveten me deklarata të papërgjegjshme për krimin dhe për korrupsion nëpër konferenca e takime. Shtetit i duhen masa juridike dhe kurrsesi deklarime të ashpra që po e dëmtojnë shtetin shumë. Qeveria kërkohet të veproj dhe nëpër botë, në takime e konferenca, mos të akuzon shtetin e vetë. Çdo veprim i tillë është luftë kundër vetë shtetit tonë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".