Lexoni edhe:
Katër ngjarjet që pritet të ndodhin sot
Shkruan: ANALISTI: Gani Qarri
Dhjetëra dosjet e fjetura për vite me radhë dhe rastet PRONTO e Veteranët, e dëshmuan edhe një herë më tepër, se: “ mega krimin e organizuar ku janë përfshirë shume ish pushtet mbajtës të ish-qeverive të inkriminuara e kryetar të korruptuar komunash, se kjo garniturë e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e pafuqishme për t'u përballur me mafio-politikanët e ish-pushtetarët te lidhur me mafio-oligarkë, korruptues e sundues të klanit Pronto, që edhe pas zgjedhjeve të fundit, vijojnë të qëndrojnë për afro 15 vite "mbi ligjet dhe kushtetutën" e vendit, pa guxuar ti trazojë kush për asgjë.
Mjerisht 12-13 vitet e kaluara me pushtetar të kriminalizuar në krye të vendit, rrugëtimi i shtetit të brishtë të Kosovës u shndërrua në një udhëtim të ‘egër’, ndikuar e dirigjuar nga korrupsioni galopant, krimi i organizuar, zhvatja, hajnia, keqpërdorimet publike etj, ndaj të cilave pothuajse nuk mbeti askush imun dhe në një formë apo tjetër, të gjithë u nënshtruan, natyralizuan me korrupsionin e krimin e organizuar dhe bashkëjetuan me to, duke i pranuar si mënyrë të jetesës kolektive. Këtë e dëshmuan katërçipërisht edhe dy rastet e mëdha të amnistimit të aferave më skandaloze nga (pa)drejtësia kosovare, të cilat zgjatën dhe mbijetuan pa asnjë pengesë, për vite të tëra, si afera e gërditshme e PRONTO-së, dhe ajo e listave të veteranëve të rrejshëm, se sa thellë dhe fuqishëm janë të lidhura nëntoka kriminale dhe (pa)drejtësia e degraduar ne Kosovë.
Madje pronto-mafia dhe partitë inkriminuara, për dekada qëndruan tërësisht edhe mbi Ligjin dhe Kushtetutën, si dhe sunduan vendin arbitrarisht duke shitur e blerë çdo gjë kriminalisht, përfshire edhe rastet me te renda në Prokurori dhe ne Gjykatat vendore, vetëm ashtu siç ua donte qejfi e interesi “nëntokës kriminale dhe ish-pushtetarëve mafioz në krye të politikës, si dhe figurave kriminale në pozita të larta shtetërore, që për 13-14-vite kanë mbajtur tërësisht të kapur çdo ent e institucion, madje vet shtetin tonë.
Për aq më tepër, po nga kjo gjyqësi e kapur dhe e korruptuar edhe vet shkaktarët e aferës me fryrjen skandaloze të listave të veteraneve u shpallën të pafajshëm, kurse aktorët e teatrit kriminalo-politik PRONTO, pas gjykimit dhe dënimit me kusht janë rikthyer serish në rigjykim me shpresën për ta fituar “pafajësinë” e plotë dhe shpallur tërësisht të "lirë", përkundër mega aferave të tyre kriminalo-korruptive., të cilat cilido shtet tjetër në botë, do ti kishte trajtuar si duhet dhe që moti ligjërisht.
Katër ngjarjet që pritet të ndodhin sotLexoni edhe:
Mjerisht kjo është vetëm njëra nga shpërfaqet më të pështira të kapjes së prokurorisë dhe gjyqësisë nga korruptimi i thellë dhe mbisundimi i krimit të organizuar, si dhe arsyeja se pse prokuroret dhe gjyqtaret “e kapardisur” nga krimi i organizuar, vetëm dinë të improvizojnë dhe nuk dëshirojnë as nuk e kanë guximin të merren fare me rastet e ndjeshme, ku mundë të jenë të përfshirë mafio-politikanë të nivelit të lartë të lidhur me oligarkë të fuqishëm mafioz, nga frika që kishin se nëse i prishnin punët me ish-pushtetin e pushtetarët e kriminalizuar, do ta pësonin rëndë në karrierën e tyre, apo dhe janë të shantazhuar keq nga vet nëntoka kriminale për postet e nën kushtëzim, që mbajnë në prokurori dhe gjykatat e vendit.
Dhjetëra dosjet e fjetura për vite me radhë dhe rastet PRONTO e Veteranët, e dëshmuan edhe një herë më tepër, se: “ mega krimin e organizuar ku janë përfshirë shume ish pushtet mbajtës të ish-qeverive të inkriminuara e kryetar të korruptuar komunash, se kjo garniturë e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e pafuqishme për t'u përballur me mafio-politikanët e ish-pushtetarët te lidhur me mafio-oligarkë, korruptues e sundues të klanit Pronto, që edhe pas zgjedhjeve të fundit, vijojnë të qëndrojnë për afro 15 vite "mbi ligjet dhe kushtetutën" e vendit, pa guxuar ti trazojë kush për asgjë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".