Lexoni edhe:
Diplomacia ekonomike në aksion, të joshen investimet e huaja në Kosovë
Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha
Qytetarët ua kanë besuar mandatin që të sjellin ndryshime, nëse nuk ofrohet ndryshimi qytetaret do të zhgënjehen. Presioni për nepotizëm që rrjedhë nga dy burimet e cekura sigurisht është i madh, po prijësi politik vetëm duke u pri proceseve politike dëshmohet.
Nepotizmi në punësimet nga institucionet publike është një nga problemet madhore që i ka Kosova. Dy janë burimet që e bëjnë këtë si problem madhor: 1) trashëgojmë kulturë orientale në të cilën nepotizmi është diçka e shtrirë gjerësisht, dhe 2) përmes zbatimit të programeve në mënyrë të organizuar është krijuar edhe varfëria edhe është ndërtuar si sistem i punësimit në institucionet publike ku tani nuk mundet kush të mendoj se mund të ketë punësime ndryshe.
Diplomacia ekonomike në aksion, të joshen investimet e huaja në KosovëLexoni edhe:
Po çfarë duhet bërë? Prijësit politik kur vërtetë janë prijës politik, prijnë me bindjet dhe besimet e tyre politike. Kur prijësit politik si janë këta/këto që i kemi tani, kanë ofruar qytetarëve bindjet dhe besimet e tyre politike se nepotizimi nuk duhet të ndodhë, duhet që edhe ta dëshmojnë në punën e tyre tani.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".