Të konfiskohet pasuria e atyre që vodhën djersën e popullit!

Të konfiskohet pasuria e atyre që vodhën djersën e popullit!
Të konfiskohet pasuria e atyre që vodhën djersën e popullit!

Dardan Grapci

  • 20 May 2021 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Për ta përmirësuar imazhin e dëmtuar ndërkombëtar, dhe për ta rikthyer besimin e humbur nga vendet e BE-s, Albin Kurtit dhe Qeverisë së re i duhet urgjentisht që të fillojnë me një plan për luftimin e krimit të organizuar, si dhe të fillojnë me konfiskimin e pasurisë ndaj atyre që janë pasuruar nga djersa e popullit dhe nga zhvatja e shtetit.

Për të dëshmuar se Kosova është e gatshme ta ndërton dhe forcon shtetin e së drejtës pa ndikim nga krimi i organizuar dhe politika, Albin Kurti duhet të bëjë çmos që vlerësimi pozitiv që i është dhënë Kosovës në fushën e kritereve të liberalizimit të vizave ta dëshmon tash me veprimet konkrete, që të mos humbet ai vlerësim dhe bindje pozitive, por të fuqizohet edhe më shumë derisa BE-ja ta kuptoj se populli i Kosovës, qytetarët, janë popull pro evropian, dhe pa të drejtë i vetmi popull në Ballkan i bllokuar në lirinë e lëvizjes për shkak të politikës së kaluar në pushtet, të tej inkriminuar, si pasojë e të gjithë qeveritarëve që drejtuan shtetin pa dallim, duke filluar nga ish presidentët , ish kryeministrat , ish ministrat dhe ish deputetët mazhorancave qeverisëses në mandatet e kaluara.

Albin Kurti duhet që sa më parë të fillon me një projekt fushate ku reklamohet Kosova si shteti më i sigurt në Ballkan, sepse ky është realitet i pa diskutueshëm dhe i pamohueshëm, dhe me këtë të binden të gjitha shtetet e BE-së dhe vetë opinioni publik qytetar se Kosovës duhet dhe dritën e gjelbër që të lëvizet lirshëm në kuadër të zonës shengen. Ne duhet të pajtohemi me konstatimin e kryeministrit që ka thënë se janë dy rrugë të ndryshme, e para që i kemi plotësuar të gjitha kriteret, dhe rruga tjetër që tani po na kërkohet edhe luftimi i krimit të organizuar. Ne e dimë që asnjëherë nuk mund ta luftojmë krimin e organizuar njëqind për qind, por ajo se çka mund të bëjmë si shtet, është pakësimi dhe eliminimi i peshqve të mëdhenj, ndryshe mos të harrojmë që edhe shtetet e BE-s të cilat po na kërkojnë këto kritere, janë vetë bukur të zhytur afera antiligjore, në kontrabandë, drogë, prostitucion, vrasje, kërcënime etj, por ligji vepron pa kursim dhe ballafaqohet ashpër me këto fenomene secili mekanizëm përkatës i shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".