
Lexoni edhe:
Reforma në drejtësi i jep fund kontrollit të ushtruar nga strukturat e inkriminuara të SHIK-ut
Shkruan: ANALISTI - Fadil Maloku
Kjo i bie që pa vullnetin, iniciativën, vendimin e sidomos vullnetin e politikës, lexo; ekzekutivit- qeverisë, as edhe një "betejë" e vetme s' mund të fitohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Korrupsionin dhe krimin në Kosovë, duhet sa më shpejt Qeveria Kurti II ta "shkurorëzojë" nga politika. Padyshim, që aksioni i organeve të sigurisë dhe të informacionit, të zbulimit të krimit të organizuar të rrjetit të trafikut të drogës, por edhe ai i zbulimit të kontrabandës, mund dhe duhet shikuar si një ndërmarrje e përbashkët e hallkave të bashkëpunimit. Ky konstatim formal, na detyron të parashtrojmë një pyetje tjetër logjike; se përse athua deri më tani nuk ka funksionuar kjo kompetencë dhe hierarki shtetërore? Ose, çfarë kanë bërë institucionet përkatëse lidhur me luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, të paktën, bile prej shpalljes së pavarësisë.
Kjo i bie që pa vullnetin, iniciativën, vendimin e sidomos vullnetin e politikës, lexo; ekzekutivit- qeverisë, as edhe një "betejë" e vetme s' mund të fitohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kështu që krekosja publike e kryeprokurorit për kinse mobilitetin dhe gatishmërinë e kësaj hallke, natyrisht, të rëndësishme në ekzekutimin dhe kapjen e aktorëve, sidomos të aferës së fundit për kapjen e kamionit me drogë në Lipjan për suksesin e kapjes së kontrabanduesve, ishte aq infantile sa edhe qesharake! Shkaku, se të njëjtit njerëz në këto pozita institucionale, ishin dhe mbetën gjatë gjithë odisejadës së "kapjes së shtetit"! Përse, pra këta njerëz dhe këto hallka kyçe, ishin aq indiferente e aq të pa interesuara ta luftonin gjithë këtë krim e korrupsion, padyshim të strukturuar mirë në politike në Kosove?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".