Nuk mund të ulen në një tryezë viktima me kriminelin!

Nuk mund të ulen në një tryezë viktima me kriminelin!
Nuk mund të ulen në një tryezë viktima me kriminelin!

Faik Krasniqi

  • 20 May 2021 - 13:33

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi  kërkon me këmbëngulje që padia kundër Serbisë për krime luftë të jetësohet pa vonesë dhe dialogu të kushtëzohet së paku me kërkim falje, sepse ndryshe nuk ka kuptim të vazhdohet me nënshtrim  e servilizim të viktimës ndaj  shtetit që ka kryer krime

Me Serbinë prej fillimit eshte dashur sjellje ndryshe, dhe jo servilosje siç bënin liderët tanë të mëparshëm. Gabimi më i madh ka qenë fillimi i bisedimeve pa asnjë kusht të vetëm. I vrarë e masakruar dhe ulesh në tryezë me vrasësin tënd. Serbët kurrë nuk do pranonin te bisedonin me neve nëse ne do të ishim agresori. Fillimi i dialogut pa asnjë kusht të vetëm na ka kushtuar rëndë.

Të paktën një kërkim falje nga ana e Serbisë, për gjithë ato vrasje, përdhunime dhe shkatërrime që kanë bërë gjatë luftës. Serbia është dashur të paditet për vrasje, përdhunime dhe dëmshpërblim pas përfundimit të luftës. Ndoshta as tash nuk është vonë për ta bërë një gjë të tillë. Mund edhe të gabohem, sepse nuk jam jurist. Nëse jo për gjenocid, për këto që i përmenda më lart besoj që mund ta padisim! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".