Non grata” në SHBA për Sali Berishën është mëse e merituar
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
Me fundin, me karantinimin politik, me izolimin ndërkombëtar “non grata” e ndoshta edhe me ndëshkimin edhe penal të Berishës merr fund epoka e tranzicionit traumatik në Shqipëri.
Nuk mund të jesh e të vetëdeklarohet proamerikan ai që bën korrupsionin dhe ai i cili pengon zhvillimin e demokracisë dhe funksionimin e shtetit ligjor ne Shqipëri, dhe as ata që i bëjnë avokatinë Sali Berishës i cili u shpall person “non grata” në SHBA.
SHBA-të kane miq shqiptarët dhe Shqipërinë dhe respektojnë ata politikanë e shtetarë që i shërbejnë shtetit shqiptar dhe shqiptarëve dhe jo ata që janë të korruptuar dhe të rekordenizuar me korrupsion e hajni. SHBA mbështet e përkrah edhe individë e personalitete shtetërore,por kur për ta zbulohen dhe dalin në dritë fakte të pakëndshme hajnije e korrupsioni ndryshon edhe pozicioni e qëndrimi amerikan karshi individëve të tillë.
Demokracia dhe Shteti amerikan, ky mik i madh i shqiptarëve nuk bëjne pakt me korrupsionin, as me hajninë dhe as me antidemokracinë.
Po të lexohet me vëmendje Deklarata e SHBA e cila shpall person “non grata”Ish-Presidentin , ish-kryeministrin dhe ish deputetin Sali Berisha vërehet se ajo ka po ato fakte dhe argumente për të cilat u ndëshkua ashpër ai dhe ish qeverisja e tij në vitin 2013. Në ate deklaratë nder të tjera thuhet:
“Sot shpall publikisht “non grata” Sali Berishën, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm.
Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë.
Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë...”
Dhe pikërisht për korrupsionin, për krimin e korrupsionit,të vjedhjeve dhe të grabitjes së parasë publike; për arrogancën, për avokatinë dhe për lirinë që kishin antarët e qeverisë, kualicionistët servilë dhe makutëria e hajnija qeveritare dhe per favoret e shfrytëzimit dhe të përdorimit të pushtetit të Sali Berishës jo vetëm nga ai dhe nga aleatët e tij por edhe sikur pushteti i tij që ishte pronë e tij dhe familjare, pronë e akraballëkut familjaro-fisnor; kapja e drejtësisë dhe orvajtja e pengimi për mosmiratimin e VETING-ut; pengesa për ndërtimin e shtetit demokratio-ligjor me standarde moderne: pikërisht këto edhe ishin ato për të cilat u ndëshkua ashpër me votë ishpushteti i tij në zgjedhjet e vitit 2013.
Mirëpo saktësia e përcaktimit dhe e cilësimit në deklaratën e SHBA-së të të gjitha posteve të larta shtetërore që ka pasur Sali Berisha të jep përshtypjen sikur Berishës po i ndalohet hyrja në SHBA për të gjitha ato zullume të cilat ai u ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë për gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit.
Berisha është mëkatari më i madh që ka pasur Shqipëria gjatë këtyre 30 viteve që kur ishte President,kur ishte edhe në opozitë dhe kur rierdhi në pushtet përsëri si kryeministër në vitn 2005 ,e po kështu veprimtaria e tij e dëmshme politike vazhdoi rdhe kur formalisht dukej sikur nuk ishte Kryetar i PD-së pas vititi 2013, e që realisht ai vazhdon që të jetë edhe sot de fakto kryetari funksional i Partisë Demokratike.
Më kot e akuzojnë Bashën si humbës të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe tani në vitin 2021. Humbja e PD-së ka një autor, dhe ai është Sali Berisha dhe bashkë me të edhe aleati i tij Ilir Meta.
Por tani Basha duhet të veprojë guximshëm nëse kërkon që të fitojë edhe besimin e antarësisë së Partisë Demokratike e që të vazhdojë që të jetë në krye të Partisë Demokratike.
Basha duhet të veprojë pasi nuk është vetëm, pasi ka mbështetje të gjithë antarësinë e pafajshme të PD-së e cila rezulton tashmë e tradhtuar nga korrupsioni dhe nga ata të cilët vetëm sa e përdorën dhe e shfrytëzuna PD-në si marterial njerëzor për interesa personale, ai tani ka mbështetje edhe drejtësinë jo politike të SPAK-ut por edhe “non grad”-at amerikane dhe listën e zezë në ndihmë për ta cliruar PD-në dhe demokracinë brënda saj prej nepotizmave, prej individëve injorantë dhe me rekorde korrupsioni e
Për të qëndruar Berisha në pushtet ai bëri aleancë me Ilir Metën duke sakrifikuar Partinë Demokratike votuesit dhe elektoratin e saj, duke iu nënshtruat Ilir Metës dhe duke toleruar dhe bërë së bashku me të krimin e korrupsionit të paparë ndonjëherë. Binomi Berisha-Meta janë maja e korrupsionit në Shqipëri të cilët kapën dhe privatizuan edhe sistemin e drejtësisë dhe që prandaj edhe bënë të gjitha përpjekjet për ta sabotuar miratimin e VETING-ut.
Pavarësisht se duket që Basha u mundua për ta cliruar PD-në nga kthetrat e Berishës , ai nuk arriti plotësisht që ta bëjë këtë, pasi garda besnike berishiste veproi kundër Bashës si Topalli, Patozi, Hajdari,Murrizi dhe tani janë bërë guximtarë dhe janë agresivuar shumë si qytyku Bujar Nishani, ishkapteri i kohës së diktaturës, si Ristani dhe si ky farë i njohuri si gjenerali i vitit 1997, Arben Imami.
Sali Berisha është autori i cili aplikoi në perfeksion platformën neokomuniste “Katovica” të Mihail Gorbacovit,ai është autori i shkatërrimit dhe pothuajse të asgjësimit të së djathtës shqiptare. I gjithë aktiviteti politik i tij ka bërë të mundur që ai Partinë Demokratike dhe shtetin shqiptar i ka përdorur për interesin e tij personal e familjar.
Me këtë veprim Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e shpallën Berishën person“non grata” është në të mirë si të Partisë Demokratike, e cila do të fillojë që të ringrihet e të reformohet ,por është edhe në të mirë të shtetit shqiptar, të demokracisë e të ngritjes e të funksionikmit të shtetit ligjor të cilat do të +pengohen nga pengmarrja që u është bërë atyre nga korrupsioni,krimi, tradhtia dhe nga hajnat që prej 30 vitesh.
Me fundin, me karantinimin politik , me izolimin ndërkombëtar “non grata” e ndoshta edhe me ndëshkimin edhe penal të Berishës merr fund epoka e tranzicionit traumatik shqiptar.
Pra SHBA me këtë veprim ndaj Berishës dhe familjarëve të tij e që pritet që t’u bëhet edhe me të tjerë politikanë shqiptarë, SHBA po i bëjnë kështu një shërbim të radhës jashtëzakonisht të madh popullit, shtetit,demokracisë dhe drejtësisë shqiptare për transparencë, për hetim dhe për llogaridhënie para drejtësisë edhe të atyre të cilët mendojnë se janë mbiligji, mbishteti;për hetim e llogaridhënie edhe te pushtetit i cili në Shqipëri ka qenë në këto 30 vite i pasfidueshëm, tradhtar, i korruptuar, arrogant dhe i papërgjeshëm.
Kjo deklaratë i paraprin më së miri edhe VETING-ut dhe dekriminalizimit të politikës shqiptare.
Shqiptarët janë me Amerikën sepse edhe Amerika gjithmonë ka qenë dhe është me shqiptarët.
Shqiptarët shpresojnë dhe besojnë te demokracia amerikane. Shqiptarëve u intereson interesi kombëtar, shteti, interesi i përgjithshëm, sundimi i ligjit, mirëqënia, zhvillimi dhe integrimi dhe jo interesi personal i individëve, e politikanëve dhe familiarëve të tyre.Faleminderit SHBA.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".