Lexoni edhe:
Kriminalizimi i sundimit të ligjit është dukuria më shkatërrimtare që rrezikon ekzistencën
Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi
Sa me shume qe opozita po bënë kritika për gabimet e saj në dy dekada kur ishin në qeverisje, aq më shumë po i bëjnë nderë pozitës. Do të thotë po bëjnë autogola. Në futboll më i rëndë është autogoli se goli i kundërshtarit nga loja e hapur. Opozitarët siç duket akoma nuk e kanë lexuar drejt rezultatin e zgjedhjeve. Akoma nuk po e kuptojnë pse u ndëshkuan aq rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata e dinë fare mirë pse janë ndëshkuar, por po sillen me hipokrizi.
Po bëjnë kritika dhe po kërkojnë llogari nga pozita për pisllëqet që i kanë bërë për më shumë se dy dekada qeverisje. Ata e kanë hallin sepse janë në opozitë dhe s'mund të vjedhin më. Nëse bëhen sikur nuk e dinë pse u ndëshkuan po ua rikujtojë. U ndëshkuan sepse shkatërruan shtetin në çdo qelizë të saj. U ndëshkuan sepse u tallen për më shumë se dy dekada me qytetarin. U ndëshkuan sepse u pasuruan në kurriz të këtij populli. U ndëshkuan sepse instaluan në çdo pore krimin, korrupsionin dhe nepotizmin. Për të bëmat e tyre duhet të shkruajmë me ditë dhe javë të tëra.
Por s'dua ta zgjas më shumë. Çfarë duhet të bëj opozita e re? Të reformohen rrënjësisht, dhe të votojnë çdo ligj që është i mirë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Për premtimet e bëra nga pozita gjatë fushatës elektorale, të bëjnë presion për t'u realizuar, e sidomos ato premtime që kanë të bëjnë me ekonomi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".