![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/22/200x200_999999999999999999999999991621667840.jpg)
Lexoni edhe:
Është koha për penalizmin ndërkombëtar të gjithë skenës politike
Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi
Thjeshtë, me VETTING bëhet kjo çështje dhe vetëm kështu krijohet baza ligjore e spastrimit të prokurorisë dhe të gjyqësorit nga elementët e papërgatitur dhe dyshimte në sistem. Nuk ka mundësi tjera juridike. Natyrisht se sistemit të kontrollit të tillë duhet të i nënshtrohen tërë strukturat e sistemit Prokurorial dhe gjyqësor. Dhe para së gjithashtu vetë KPK dhe KGJK, sepse këtu qëndron baza e përgjegjësisë për sistem. Këto dy organe i kanë përcaktuar prokuroret dhe gjyqtarët dhe këtu qëndron përgjegjësia kryesor pse kemi dështime në sistemin tonë juridik.
Spastrimin i sistemit prokuroria dhe gjyqësor nga elementët e dëmshëm dhe të paaftë nuk është një çështje e lehte dhe e thjeshtë për tu kryer. Në këtë punë janë prokurorët dhe gjyqtarët, sikundër edhe vetë anëtarët KPK-së dhe të KGJK-s, të mbrojtur me ligj dhe me ligj nuk ndëshkohen pse lëndët nuk kanë sukses apo pse dënimet janë të tilla që në raste të caktuara anulohen. Kjo për faktin se masat e tilla shkojnë në lidhshmëri të punës në dokumentim të veprës.
Është koha për penalizmin ndërkombëtar të gjithë skenës politike Lexoni edhe:
Pra, me ligj nuk është e përcaktuar fusha e largimin nga puna për shkak të gabimeve, lëshimeve a ndonjë fakti tjetër që bëhen në çështjen e punës që bëjnë ata. Nuk ka bazë ligjore për nxjerrje nga puna ose ndërrimi i punës për veprimet e tilla. Kjo konsiderohet se është një çështje e lirë dhe në kompetencë të lirive se prokurorit dhe të gjyqtarit. Vënia në binar mund dhe duhet të bëhet me nxjerrjen e Ligjit mbi spastrimin e sistemit nga elementët e dëmshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".