Lexoni edhe:
Ka gati dy muaj që u zhduk pa gjurmë, misteri i biznesmenit kosovar që nuk dihet asgjë për fatin e tij
Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha
Klasën politike të Kosovës e bëjnë krerët e partive politike ku dominojnë ata, apo ato, që punojnë për interesa të veta. Pesha që kanë krerët po e përcakton edhe nivelin e klasës politike.
Për fatin e keq të qytetarëve të saj, Kosova ende është larg që të ketë klasën politike që punon për interesa të qytetarëve e jo për interesa të veta. Çdoherë kur përgjithëson si në këtë rast, i krasitë të tjerët. Nëse i marrim me numër, më i madh është numri i deputetëve që punojnë për interesat e qytetareve se i atyre që punojnë për interesa të veta. Klasën politike të Kosovës e bëjnë krerët e partive politike ku dominojnë ata apo ato, që punojnë për interesa të veta.
Pesha që kanë krerët po e përcakton edhe nivelin e klasës politike. Ka një përmirësim të debatit krahasuar me të kaluarën, po ky eshte përmirësim i vogël. Një numër bukur u madh i deputetëve kanë filluar të shohin se qytetarët presin paraqitje të dinjitetshme e jo arrogante e të papërgjegjësi. Uroj që sa më shpejt qytetarët e Kosovës të kenë përfaqësuesit e interesave të tyre ashtu si i meritojnë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".