Lexoni edhe:
Të vihet rend në fushën e vërtetimit të prejardhjes së pasurisë së secilit zyrtar të lartë të shtetit
Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava
Tani kur vendin po qeverisë LVV e në krye me Kryeministër Albin Kurti, gjithçka çka po ndërmerr kjo qeveri, po kritikohet nga ish partitë që deri dje e qeverisën këtë vend, sepse me veprimet që po i ndërmerr po fillon ti zbulon të gjitha të “palarat” e ish qeverive të kaluara. Kjo është arsyeja kryesore pse sidomos PDK-ja, si parti politike që e ka bartë mbi vete tërë̈ procesin e deritashëm të dialogut me Serbinë, po refuzon të gjitha format e bashkëpunimit edhe në procesin e dialogut sepse aty janë dallaveret e Hashim Thaçit.
PDK-ja nuk do të jetë pjesë e konsultimeve por as e dialogut me Serbinë , dhe këtë refuzim është duke e bërë që së pakut të mos jetë aty kur të zbulohen mega skandalet e ish presidentit të shtetit Hashim Thaçin, i cili deri në shkuarjen në Gjykatën Speciale, ishte në krye të të gjitha proceseve, prandaj PDK në veçanti po e refuzon ftesën e VVS- për konsulta dhe pjesëmarrje në ekipin e vazhdimit të mëtejmë të bisedimeve me Serbinë, për arritjen e marrëveshjes finale. Është e kuptueshme se është̈ frika e pjesëmarrjes së PDK-së në dialog nga turpi që mundë të ndodhë duke u zbuluar të gjitha prapaskenat e dikurshme të Hashim Thaçit për marrëveshjen e fshehtë me opsionin e ndarjes në shkëmbim të amnistimit të tij eventual nga Gjykata Speciale, me intervenim të presidentit serb.
Për këto plane vazhdimisht ka shkruar dhe dëshmuar edhe shtypi prestigjioz ndërkombëtar. Më ne fund këtë skenar të tillë të pazarit të fshehtë Thaçi &Vuçiqi e ka zbuluar edhe mediumi i madh amerikan me bazë në Nju York “Bloomberg” në një shkrim të gjatë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, ka ndarë detaje interesante për përpjekjet e dy superfuqive, SHBA-së dhe Rusisë, që të vazhdojnë̈ ndikimin në këtë̈ rajon, e me këtë edhe në raportet mes Kosovës dhe Serbisë̈ në fazën e dialogut për marrëveshje finale dhe pajtim, e ku sipas këtij mediumi, ishte ndërhyrja direkët e Gjermanisë dhe kancelares Merkel që e nxori jashtë agjendës projektin Thaçi Vuçiq për ndryshim kufijsh, për ndarjen e Kosovës, që ishte projekt i Serbisë dhe Rusisë.
Gazeta me bazë në Nju York thotë̈ se Merkel ka qenë një prej liderëve që është̈ treguar e kujdesshme me idenë̈ e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve, duke ngadalësuar kështu në mënyrë efektive diskutime të tilla. Pra shqetësimi i saj, ndryshe nga të tjerët, ishte se një ide e tillë do të rihapte plagët e luftës, dhe jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe fqinjë të tjerë me probleme të ndjeshme të kufijve, si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Në bazë të bisedimeve që do të ndodhin si vazhdim të dialogut me Serbinë do të zbardhen të gjitha prapaskenat e turpshme të Hashim Thaçit për pazare në përpjekje të shpëtimit të lëkurës së tij nga Gjykata Speciale, skenar që dështoi dhe përfundoi turpshëm, dhe kjo është̈ arsye e tanishme pse PDK nuk shkon në dialog të ekipit kosovare me Albin Kurtin, nuk shkon madje as në konsultime, derisa takimin konsultativ e kanë pranuar dy subjektet tjera politike opozitare, LDK dhe AKK, Ramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku.
Dialogu me Serbinë, vetëm me figura të pa shantazhuara nga hipoteka e së kaluarës Lexoni edhe:
Dhe me këto veprime që po i ndërmerr Qeveria në pushtet edhe më tutje do të ju dalin në shesh të gjitha të “palarat” e së kaluarës, prandaj kjo qeveri me veprimet e saja nëse e vazhdon deri në mbarimin e mandatit të saje, do të mbetet si e vetmja qeveri pa kundërshtime dhe konflikte me ligjet e Kosovës, e cila vetëm po i jetëson ligjet dhe Kushtetutën e vendit në jetën e përditshme, dhe me këto veprime po e krijon një kulturë të re tek qytetarët e saja, kulturë të zbatimit të ligjit nga njerëzit e pastër, prandaj me një vazhdimësi të tillë do të kenë akoma më shumë përkrahje dhe jetë të të gjatë në udhëheqjen me institucionet e Kosovës, duke e dërguar vendin drejtë procesit të përfarimit për integrim edhe në BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".