Lexoni edhe:
Lëndët mrizojnë në sirtarët e gjykatave të përgjumura!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Nuk ka parti, segment politik as figurë partiake e shtetërore, që në dy dekadat e fundit dhe 21 vitet e pasluftës, ka mundur ta dëmtojë më shumë Kosovën, se sa PDK dhe Hashim Thaçi me sejmenët e vet, të involvuar edhe në disa nga partitë tjera të dështuara politike, aq sa politikan, udhëheqës shtetëror si presidenti çek dhe deputet edhe të vendeve mike si Gjermania, ta quajnë Kosovën, pjesë e Serbisë dhe ti kërkojnë falje publike për bombardimet e vitit 1999, asaj.
Në gjithë historinë e këtij vendi, qoftë shqiptar apo vetëm shqipfolës, kurrë nuk ka mundur kush, të bëjë veprime më të rënda kundër Kosovës se sa ky njeri me shokë, duke filluar që nga ndarja e Mitrovicës, falja e 2500 hektarëve tokë FYROM-it, asociacioni një etnik serb, vendimi i dërguar përmes një letre sekretarit të NATO-s, që Ushtria e Kosovës, të mos vendoset në 4-tër komunat në veri të Kosovës, faljen bashkë me AAK-në e LDK-në, të 8300 hektarëve tokë Malit të Zi, cilësimin e Veriut si tokë të Rankoviqit, e deri te kërkesa publike e vet Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës dhe faljen e Veriut me pjesët më të vlershme të vendit tonë Serbisë fashiste, akte që, qysh nga viti 1913 kur Kosova u nda padrejtësisht nga shteti amë prej Fuqive të mëdha, asnjëherë nuk bërë as thënë nga kushdo qoftë.
Lëndët mrizojnë në sirtarët e gjykatave të përgjumura!Lexoni edhe:
Ndaj sot është plotësisht i "nënkuptueshëm" fakti se pse nuk guxon të shkojë as në konsultën e ftuar nga Qeveria për dialog, një e tillë e inkriminuar deri në fyt dhe e mbushur me faje e veprime të pafalshme antishtetërore e antikombëtare që nuk mund ti lajë as deti, si PDK, nga droja dhe turpi, (nëse ende i ka mbetur turp, sadopak) se në dialog mundë të dalin krejt të palarat e saj, dhe zbulohen të gjitha prapaskenat tradhtare të Hashim Thaçit përfshi marrëveshjen e fshehtë për ndarje të Kosovës të cilën me 2018, ai e shpalli publikisht në Alpbach të Austrisë duke kërkuar edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ta ndarë Kosovën, në këmbim të amnistimit të tij eventual nga Gjykata Speciale, me shpresën për intervenim të kriminelit Aleksandër Vuçiq.
Pra frika e udhëheqësve të rinj të PDK-së, se në dialog mund të zbardhen të gjitha marrëveshjet e fshehta të Thaçit me Vuçiqin, prapa shpinës së Kosovës, në dëm të popullit dhe shtetit tonë të brishtë, për mese dhjet vite bisedime sa kjo parti e turpit, ka bartë mbi vete tërë procesin e deritashëm të dialogut me Serbinë, duke e pasur në krye të shtetit vet Hashim Thaçin, deri në arrestimin e tij nga Gjykata Speciale, ka bërë që partia enigmatike e ashtuquajtur PDK, e cila gjithnjë e më tepërt, po kthehet në traumë dhe makth të rëndë për Kosovën, tani të mos guxojë ta pranojë as ftesën e Qeverisë së re, qoftë edhe vetëm për konsulta të thjeshta mbi pjesëmarrjen, apo jo të saj, në ekipin e ri të bisedimeve me Serbinë.
Nuk është më vetëm turpi por edhe frika nga tradhtitë e pashembullta të Thaçit dhe PDK-së, e cila nuk është distancuar asnjëherë nga veprimet mercenare të këtij kuislingu, që bllokon këtë parti, të cilat së fundi u bën të ditura edhe nga skenari i zbardhur, mbi pazaret e fshehta Thaçi- Vuçiqi, në njërin nga mediumet më të mëdha amerikane në Nju York si "Bloomberg", i cili në një shkrim të gjatë për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, dokumentoi me detaje tepër interesante se si vetëm ndërhyrja direkt e Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel, e shpëtoi Kosovën nga ndarja dhe copëtimi. “Bloomberg” dëshmon se ishte zonja Merkel ajo që nxori jashtë agjendës projektin e trishtë Thaçi-Vuçiq, që ishte plan puro hegjemonist i Serbisë dhe Rusisë së Putinit, për gllabërimin e Veriut me pjesët më vitale të vendit tonë, dhe aneksimin e tyre prej Serbisë, sipas marrëveshjeve të fshehta të kuislingut Hashim Thaçi dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq, të cilët, tanimë po shihet publikisht, se gjatë gjithë procesit 10 vjeçar të bisedimeve pothuajse nuk kanë planifikuar gjë tjetër, përveç ndërhyrjes permanente të Serbisë në rregullimin tonë të brendshëm shtetëror, ngritjen edhe të një “Republika srpska” në Veri dhe ndarjen përfundimtare të Kosovës.
Sipas shkrimit të publikuar nga "Bloomberg" Merkel ka hedhur poshtë idenë e renegatit Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh dhe ndarjen e Kosovës edhe nga shqetësimi se një ide e tillë do të rihapte plagët e luftës jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të fqinjëve tjerë me probleme të ndjeshme të kufijve, si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, etj. Kështu që pikërisht në procesin e rifillimit të dialogut me Serbinë, pritet të zbardhen të gjitha pazaret e fshehta dhe prapaskenat e pista të Hashim Thaçit, për ta ndarë e ri copëtuar Kosovën për shpëtimin e lëkurës së vet nga Gjykata Speciale, skenar ky që, siç shprehet edhe "Bloomberg", vetëm falë kancelares Angela Merkel dështoi dhe përfundoi turp, ndaj kjo është edhe arsyeja kryesore se pse PDK, ka frikë të marr pjesë në ekipin e Kosovës për dialog me Albin Kurtin në krye, madje deklaron se nuk do të shkojë as në konsultime, përderisa dy udhëheqësit e subjekteve tjera opozitare, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK, kanë pranuar takimin konsultativ me kryeministrin Kurti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".