Lexoni edhe:
Pas 8 vite mandat në krye të Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe vartësit e tij i presin prangat
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
Hashim Thaçi dhe PDK-ja kanë qenë bartësit kryesore të bisedimeve me Serbinë. Më saktësisht Hashim Thaçi ka qenë njeriu kryesor i këtyre bisedimeve. Të gjitha ato ngatërresa e nënshkrime që janë bërë në Bruksel, kanë qenë falë këtij njeriu.
PDK të gjithë fajin që e ka bërë vetë, tash po mundohet të ja hedh LVV-së që kurrë s'ka qenë në pushtet. Ata po mendojnë që populli, qytetarët besojnë në përrallat e tyre. Sa herë që një zyrtar i tyre del në TV dhe kritikon qeverinë aktuale për të gjitha pisllëqet që i kanë bërë në Kosovën e pasluftës, aq më shume i japin pikë partisë që po e udhëheq pushtetin.
Prandaj duhet ta ulin kokën dhe të bashkëpunojnë me pozitën, sepse përballë e kemi Serbinë që njihet për apetitet e saj. Këto apetite janë pikërisht këta që ja kanë shtuar, bashkë me satelitët e saj si LDK, AAK, Nisma dhe AKR. Në dialog me Serbinë të gjithë bashkë, pozitë e opozitë. Kosova nuk i takon një partie apo një individi, por është i gjithë qytetarëve të saj. Përndryshe do të dalim të humbur nga këto bisedime!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".