Reciprociteti kundër Serbisë nga Qeveria Kurti jo në Prishtinë, por në Bruksel

Reciprociteti kundër Serbisë nga Qeveria Kurti jo në Prishtinë, por në Bruksel
  • 28 May 2021 - 07:41

Shkruan: Analist - Hysni Aliu

Tani, jetojmë në një epokë të re, ku nuk kemi nevojë për reciprocitet, sepse ai reciprocitet do të vendoset në tavolinën e Brukselit, atje ku ne do të kemi njerëz të cilëve populli ju beson, sepse nuk i kanë retë e zeza mbi kokë. Do të vjen koha kure reciprocitetin ndaj Serbisë, do ta kërkon vetë bashkësia ndërkombëtare, sepse dialogu i dinjitetshëm në Bruksel, do ta zbulon fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Qeveria Kurti, së bashku me udhëheqjen e presidentes Osmani, janë para sfidave shumë të rënda, si në aspektin e zhvillimeve të brendshme ashtu edhe në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo qeveri, është e detyruar të bëj luftë në shumë fronte, sepse e gjeti Kosovën, të shthurur, të shkapërderdhur dhe në një gjendje konfuzioni total, në të gjitha hallkat e funksionimit të shtetit. Kjo qeveri, dhe presidenca e tanishme, po bëjnë luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit, por edhe po detyrohet që një pjesë të madhe të energjisë ta përdorë në zhvillimet rajonale, gjeostrategjike, dhe dialogun me Serbinë, të cilin dialog, po detyrohet edhe ta rivlerësoj, por edhe të përgatit në një mënyrë të re të qasjes ndaj dialogut, ku përfaqësuesit tanë, nuk do të shkojnë në Bruksel me duar në gjepa, por të përgatitur mirë, dhe ku nuk do nënshkruhen marrëveshje kundër kushtetuese, ashtu siç bën paraardhësit e tyre.

Kjo qeveri, nuk po përballet vetëm me sfidat e lartpërmendura, sepse puna e saj, po pengohet dhe sabotohet në të gjitha mënyrat e mundshme nga opozita e tanishme, në veçanti nga PDK, opozitë të cilës ka filluar ti zvogëlohet " rrjedhja e ujit nga qeshmja", që për ta do të thotë më pak para e pistë, më pak mundësi për jetë të ëndrrave dhe më pak favore të pafundme. Reagimi i ambasadorit Gjergj Dedaj, pas shkarkimit, një reagim pothuajse i çmendur, tregoi se çfarë njerëzish e kanë përfaqësuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Akuzat e njëpasnjëshme, të opozitës, për çdo gjë që lidhet me këtë qeveri, akuza plotësisht të pa baza, tregojnë që këta njerëz e kanë humbur të menduarit racional, dhe po ju mungon në tërësi, ndjenja e atdhedashurisë dhe përkushtimi për shtetin të cilit i përkasin.

Sjelljet e tyre naive, dhe dashakeqe duke tentuar ta nxisin qeverinë Kurti të konfrontohet me bashkësinë ndërkombëtare, nëpërmes vendosjes së reciprocitetit me Serbinë, në një kohë, kur në SHBA kemi një qeveri të përkushtuar për ta shtyrë përpara zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe kur në BE dhe SHBA po dominon qëndrimi për mos ndryshim të kufijve, tregon se cili eshte prioriteti i tyre, Kosova apo bizneset e tyre kriminale. Atëherë, kur z Kurti, vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë, këta e akuzonin për izolim të Kosovës dhe shkatërrim të raporteve me faktorin ndërkombëtare, dhe si rrjedhoje edhe e rrëzuan padrejtësisht nga pushteti, " duke u tallur me prerjen e degëve të pemëve" në facebook, ndërsa tani të njëjtit kërkojnë nga z. Kurti në një kohë plotësash tjetër dhe në rrethana krejtësisht tjera të vendos reciprocitetin, e si rrjedhojë të pengohen zhvillimet e favorshme për Kosovën.

Këta njerëz, që për dy dekada u mësuan të jenë BOSA, dhe të robërojnë të tjerët nga kulluqet e qeverisë dhe presidencës, nuk po munden ta pranojnë se koha e dallavereve me Serbinë dhe Vuçiqin ka kaluar, dhe që Kosova tanimë ka udhëheqës me dinjitet, të besueshëm dhe që nuk ngarkohen as me afera korruptive e kriminale, e as me procese nëpër gjykata speciale. Tendenca për të ngritur çështje inegzistente, në mënyrë që të pengohet puna e qeverisë, për një perspektive më të mirë të vendit tonë, tregon që këta njerëz me çdo kusht po mundohen ta çorientojnë përkushtimin dhe vendosmërinë e Kurtit dhe Osmanit për ta ngritur shtetin tonë në një nivel tjetër, të cilin e meritojmë në si një popull i vuajtur. Po është e vërtetë, që z. Kurti, ka premtuar reciprocitet me Serbinë, dhe atë edhe do ta bënë, në momentin që faktori ndërkombëtarë të ketë arritur ta teston seriozitetin e Serbisë, në negociatat e Brukseli, seriozitet i cili do vërtetohet që është fals dhe ka qenë fals që nga fillimi, por ne si Kosovë dhe qeveritë që na kanë udhëhequr, nuk ja arritën kurrë ta testojnë, sepse shkonin me duar në gjepa, dhe bënin lëshime ku shkelej kushtetuta pothuajse në çdo paragraf të saj.

Përse të mos negocioj Serbia me Vuqiqin, ku ata që ishin përball tyre, negocionin nga pozita e të qenurit të mvarun nga Lista Serbe, dhe të shantazhuar nga dosjet e fshehta që ju rrinin mbi kokë gjatë tërë kohës. Përse mos të negocionte Serbia, kur edhe disa në bashkësinë ndërkombëtarë, filluan të besonin në mashtrimet e Vuçiqit, se ndryshimi i kufijve ne Ballkan si rrjedhoje edhe copëtimi i Kosovës do të ishte zgjidhe adekuate. Në atë situatë, Kosova ishte e detyruar që të përdorte armën e fundit duke u konfrontuar edhe me disa nga miqtë ndërkombëtarë që kishin politika të ekuilibruara, vetëm e vetëm që të ndalej procesi që shkonte në dëm të Kosovës dhe Evropës. Tani, jetojmë në një epokë të re, ku nuk kemi nevojë për reciprocitet, sepse ai reciprocitet do të vendoset në tavolinën e Brukselit, atje ku ne do të kemi njerëz të cilëve populli ju beson, sepse nuk i kanë retë e zeza mbi kokë. Do të vjen koha kure reciprocitetin ndaj Serbisë, do ta kërkon vetë bashkësia ndërkombëtare, sepse dialogu i dinjitetshëm në Bruksel, do ta zbulon fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".