Goditje e fortë për diplomatët analfabet!

Goditje e fortë për diplomatët analfabet!

Hajrullah Tërnava

  • 28 May 2021 - 15:21

Shkruan: Analist - Hajrullah Ternava

Për të vendosur rend dhe rregull në rrjetin diplomatik të Kosovës, dhe fuqizuar politikën e jashtme, Gërvalla ka thënë se gjatë ristrukturimit të MPJ-së do të ketë̈ ndryshime të thella sepse proporcioni politik nuk do ta kalojë 50 %, pra 50 përqind do të jenë diplomatë të karrierës, dhe jo sikurse tani të gjithë vartës dhe klientelista të politikes, ndërsa sa ju takon konsujve, ka paralajmëruar që konsuj politikë nuk do të ketë në qeverinë Kurti.

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla është një personalitet me një edukatë patriotike sepse dihet mirë vajza e kujt është, prandaj edhe jeta ia ka imponua qysh nga fëmijëria e saj për të jetuat jashtë Kosovës, dhe si e tillë është shkolluar në shtetin e Gjermanisë, ku ka kryer fakultetin juridik, dhe si e tillë ka qenë nonstop aktive për qëllimet që i kanë preokupuar të gjithë shqiptarët, prandaj ajo me aktivitetet e sajë është e kuptueshme se ka qenë në rrjedha të ndodhive për Kosovën në të gjitha kohërat qysh nga të 90-at, e sidomos e njeh mirë jetën e ambasadorëve dhe konsullatave që i zhvillojnë aktivitetet e tyre jashtë Kosovës, sidomos mbas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Donika Gërvalla ka qenë aktive dhe ka pasur kontakte me përfaqësues të ndryshëm të Kosovës, e sidomos i ka përcjellë edhe emërimet e përfaqësuesve diplomatik që e përfaqësojnë Kosovën në shtete të ndryshme, dhe shumicën e atyre përfaqësuesve edhe gjatë aktiviteteve të saja i ka njohur apo ka pasur mjaftë të dhëna për ta, emërimet e tyre që i kanë bërë partitë e ndryshme që e kanë udhëhequr këtë ministri të jashtme, e që i kanë emëruar pa ndonjë kriter të posaçëm, që është dashur qysh me kohë ti kishin parasysh ato kritere: si të shkollimit, të pastërtisë se tyre moralo-politike, familjarizimit-nepotizmit etj, prandaj duke i pasur këto njohuri dhe përvoja nuk e ka pasur të vështirë për ti zbuluar këto skandale të mëdha të emërimeve dhe gradimeve pa kurrfarë kriteresh në Ministrinë e Punëve të jashtme përgjatë mandateve të kaluara.

Gjatë raportimit para Komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se në Ministri ka gjetur një mal të shkeljes së kritereve. Ajo ka thënë̈ se edhe stafi administrativ është avancuar e graduar në nivel diplomatik, kështu që në zyrën e IT-së është̈ vetëm një̈ zonjë që kujdeset për sistemin, Brenda Ministrisë dhe jashtë saj nëpër ambasada, pasi të tjerët janë̈ bërë̈ diplomatë. Sipas ministres Gërvalla, kjo nënkupton që do të ndërtohet shumë me kujdes edhe akademia diplomatike që i ka munguar deri tash Kosovës, e që duhet t’i përgatisë diplomatët seriozisht dhe mbi baza tërësisht profesionale. Tani kur e kemi situatën e tillë kaq të ndërlikuar në këtë ministri, gjërat nuk do të jenë të lehta për një kohë të shkurtër që të reformohen dhe vendosja në binar i kësaj strukture e cila është̈ politizuar skajshmërish, familjarizuar dhe klanizuar për plot 13 vjet të funksionimit të MPJ-së.

Një veprim i tillë sikur e ka filluar ministresh e PJ Gërvalla, do ti ndihmoj këtij institucioni që njëherë e mirë të spastrohet nga ata që nuk e meritojnë të jenë në marrëdhënie pune në këtë ministri, dhe ky pastrim do të ishte edhe një̈ lloj VETTINGU në rrjetin diplomatik të degraduar të Kosovës, për këto vite nga klientelizmi dhe familjarizimi i interesave të ngushta grupore e politike, që për pasojë është dëmtuar edhe imazhi i shtetit të Kosovës, në shumë vende mike të cilat në të kaluarën kanë lobuar për njohje të reja, e të cilat ka kohë që janë̈ ndaluar. Ka kohe e konsiderueshme që në këtë institucion, në Ministrinë e Jashtme, janë punësuar njerëz pa merita dhe kritere, me të njohshëm, i ka kontribuar situatës në të cilën tani gjendet Kosova, prandaj s’është çudi që ka stagnuar procesi i njohjeve të reja nga shtetet tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj këto praktika të deritashme duhet shumë ashpër të luftohen, që ky institucion njëherë e përgjithmonë të spastrohet nga ata që se meritojnë të jenë në marrëdhënie pune në këtë institucion kaq të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".