Serioziteti i Kurtit do të “zbulohet” në hapjen e negociatave me Serbinë

Serioziteti i Kurtit do të “zbulohet” në hapjen e negociatave me Serbinë
Serioziteti i Kurtit do të “zbulohet” në hapjen e negociatave me Serbinë

Fadil Maloku

  • 29 May 2021 - 08:56

Shkruan:ANALISTI- Fadil Maloku

 

Dialogu me Serbinë assesi s’duhet injoruar as nga qeveria e as nga Parlamenti i Kosovës, në kuptimin e jo gatishmërisë për të krijuar një konsensus nacional politik. Sepse, në anën tjetër të “tavolinës” kemi Serbinë gjithnjë më të konsoliduar si në aspektin e lobimit ashtu edhe në atë të agjitimit për ta pranuar si Kosova ashtu edhe qendrat tjera vendimmarrëse ndërkombëtare. Sepse, “kompromisi” që po përflitet si përmes “non paper-ave” ashtu edhe përmes kanaleve tjera diplomatike e jo diplomatike, duket që do jetë tejet i dhimbshëm për Kosovën .

 

Qeveria Kurti II ende nuk po shoh që ka përgjigje adekuate në ”gatishmërinë për të gjetur një̈ zgjidhje kompromisi për zgjidhjen e problemeve me Kosovën”- si po deklarohet me pompozitet Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Por, Përgjegjësia për mos përgatitje adekuate për dialogun (që unë që nga fillimi e kam identifikuar negocim!), si të qeveritarëve të djeshëm e opozitarëve të sotëm, ashtu edhe qeveritarëve të sotëm, u takon dy palëve. Qeveria Kurti II, duhet të lirohet nga retorika boshe dhe infantiliteti i kaluar politik për papërgjegjësi totale, ndaj negocimit me Serbinë me arsyetimin banal se “Amerika na ndihmon”!? Duke harruar kështu se, Amerika të ndihmon nëse edhe ti fillon t’i ndihmosh vetës tënde!

Fati ynë që Amerika ka interesa në këtë pjesë të botës, por, edhe Amerika ka fat që ka miq dhe aleat besnik jo vetëm shqiptarët e Kosovës, po mbar Ballkanit. S ‘këndejmi, si suksesi ashtu edhe mossuksesi natyrisht që bien mbi qeverinë që i zhvillon këto negocime. Faktori ndërkombëtarë jam shumë i bindur që “ofensivat” e presionit të ardhshëm diplomatik do i intensifikoj pa ndalur mbi qeverinë e KM Albin Kurti; sepse, ajo padyshim që do gjykojë mbi bazën e fuqisë së tij vendimmarrëse elektorale, që me “peshën specifike” që mori në zgjedhjet e fundit nacionale shumë më lehtë do të mund të ia “lidhë këmbët, nyjës kosovare”, se sa psh. ish lideri kosovar i paqes, Presidenti Ibrahim Rugova, apo ai i luftës, Presidenti Hashim Thaçi.

Është e vetëkuptueshme, që si Brukselit ashtu edhe Uashingtonit për t’u arritur një marrëveshje (hajde të themi pse jo edhe; historike!) midis serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, u duhet dhe u konvenon një fuqi e tillë ekzekutuese elektorale! Kurse ne të tjerët që i kemi besuar kauzës së ndryshimit, vetëm në këtë rast do mund të kuptojmë si sinqeritetin, apo edhe naivitetin e Kryeministrit Albin Kurti. “kompromisi” që po përflitet si përmes “non paper-ave” ashtu edhe përmes kanaleve tjera diplomatike e jo diplomatike, duket që do jetë tejet i dhimbshëm për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".